Këtë mbrëmje do të zhvillohet protesta e 101 kundër pushtetarëve në Bullgari. Protesta do të mbahet në vendin tradicional në qendër të Sofjes – para godinës së Presidencës.
Dita e djeshme e 100-të e protestave të shpallur si “Kryengritja e Madhe Popullore – 5”, kaloi në kushtet e një shiu të rrëmbyeshëm dhe të njëfarë tensioni mes protestuesve dhe policisë.
Të pakënaqurit bënë thirrje për dorëheqjen e Kryeministrit Bojko Borisov, të Kryeprokurorit Ivan Geshev dhe të drejtorit të përgjithshëm të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) Emill Koshllukov, njoftuan reporteret Nadezhda Nikollova dhe Cvetelina Stojanova.
Protestuesit morën përkrahje në vendin e protestës nga eurodeputetë nga Kroacia dhe Vendet e Ulëta. Eurodeputetja Ramona Strugariu u përfshi nëpërmjet një video – lidhjeje. Ajo shpalli se fitorja e arritur në Bruksel është fitore e çdo bullgari, i cili gjatë 100 ditëve të fundit ka protestuar në sheshe.
Shpërtheu tension edhe para godinës së BNT-së, pasi dhjetëra protestues u përpoqën të hyjnë në godinë, duke shfaqur dëshirë për të marrë pjesë në programin për analiza politike “Panorama”, ku në këtë moment drejtuesi i programit Bojko Vasilev intervistonte Arman Babikjan nga “Trioja e Helmuar” – iniciatori i protestave. Kundër godinës hidheshin sende dhe një prej qelqeve të BNT-së u thye.
Në qytetin Veliko Tërnovo gjithashtu u zhvillua një miting dhe procesion proteste. U bllokua përkohshëm lëvizja në qendër të qytetit.“Për ne, Bojko Borisov si kryeministër i Bullgarisë është një propozim absolutisht i papranueshëm, ne nuk do të marrim pjesë në tregti për poste. Kështu iu përgjig “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB) propozimit të liderit të..
Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Në orët e mëngjesit do të mbajë mot me mjegull ose me vranësira të pjesshme vende-vende në ultësira, gropa dhe përreth pellgjeve ujorë. Temperaturat minimale do të jenë..
Bullgarja Debora Mihajllova, e cila u pre brutalisht me thikë tallëse nga i dashuri i saj Georgi Georgiev, është një nga viktimat e dhunës të përmendura nga Ursula von der Leyen në fjalimin e saj me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..