Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Turizmit Marijana Nikollova dhe Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë Gent Cakaj nënshkruan në Sofje një Memorandum për mirëkuptim dhe bashkëpunim në fushën e turizmit, transmetoi BTA.
Besoj se me zhvillimin e projekteve tona të ardhshme të përbashkëta, përfshi këtu dhe ato në kuadrin e korridorit të tetë panevropin, do të kontribuojmë më shumë për zhvillimin e regjionit, tha Marijana Niollova.
Ka për t’u bërë shumë, qa ta rritim numrin e turistëve, tha nga ana e vet Gent Cakaj. Qëllimi i parë është rifillimi i fluturimeve direkte Sofja – Tirana. Inkurajojmë edhe bashkëpunimin mes porteve në Durrës dhe Varna, si dhe punën e mëtejshme për ndërtimin e korridorit Nr. 8, nënvizoi gjithashtu mysafiri shqiptar.Në ekspozitën më të madhe turistike për klientët fundorë në Evropë - CMT Stuttgart, Kompleksi Arkitektonik "Muzeu i Feve" në qytetin Stara Zagora fitoi një nga tri çmimet kryesore në Konkursin Ndërkombëtar CT AWARD, njoftoi BTA. Çmimi është në..
Nga kuzhinat e zhurmshme të restoranteve londineze me yje të Michelin-it deri te një fshat i fshehur në pyjet e maleve Rodope, zhvillimi profesional i Petko Sharankovit është plot kthesa dhe surpriza. Pasi jetoi për shumë vite në Londër, ku zotëroi..
Ka një interes në rritje për ekspozitat dhe ngjarjet e Muzeut Historik Rajonal në Ruse. Gjatë 12 muajve të fundit, 95 966 persona kanë kaluar nëpër hapësirat muzeale, që është 5209 persona më shumë se në vitin 2023 – raporton institucioni në faqen e tij..