Bullgaria është e njohur me frutat dhe perimet e veta të shijshme të cilat i lind toka jonë. Traditat në kopshtarinë bullgare i kanë dhënë bazë këtij sektori në një sërë vendesh të tjera evropiane. Por del se në ditët tona prodhimi i frutave dhe i perimeve përherë po e ngushton vëllimin e vet dhe tanimë është i paaftë për të kënaqur nevojat e konsumatorit bullgarë.
Pavarësisht nga subvencionet evropiane, prodhimi i frutave dhe i perimeve tek ne vazhdon të jetë jo konkurrent dhe krejtësisht i pamjaftueshëm për kënaqjen e nevojave në vend, konstaton analiza krahasuese e organizatës joqeveritare InteliAgro. Studimi ka për qëllim të mund të vlerësojë sesi politikat e aplikuara në sektor ndikojnë mbi tregun e brendshëm të prodhimit bullgar.
Nga të dhënat në analizë bëhet e qartë se vendi ynë mban një nga vendet e para për nga shuma e subvencionimit në sektorin “Fruta dhe perime”, por pavarësisht nga kjo ai vazhdon të qëndrojë në kolonën “i ndjeshëm”. Gjatë një norme mesatare në Bashkimin Evropian prej 251 eurosh për hektar, kopshtarët bullgarë kanë marrë dy herë më shumë - 541 euro.
Prodhimi i frutave dhe i perimeve në Bullgari nuk mundet të kënaqë kërkimin e brendshëm gjatë 16 nga 19 kulturat e studiuara.
Tek disa kultura si specat, lakra, pjeshkat, mollët, fare nuk vihet re një shtim i prodhimit midis dy periudhave të fundit programore evropiane. Ekspertët e konsiderojnë këtë si çuditëse duke marrë parasysh faktin se gjatë periudhës së parë, e cila përkon me pranimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian (2007-2011), një mbështetje e shoqëruar nuk është propozuar. Në periudhën 2014-2020 për sektorin “Fruta dhe perime” ndahen nga rreth 40 milionë euro në vit për mbështetjen e shoqëruar, të lidhur me prodhimin.
Rekomandimi i ekspertëve është që në të ardhmen subvencionet të jenë të lidhura seriozisht me një efikasitet të dëshmuar të prodhimit. Të mos të mbështesni plantacionet me fonde publike, të vendosura në zona të papërshtatshme për kultivimin e tyre, kurse investimet në ujitjen dhe mbrojtjen kundra breshërive në zonat e rrezikuara, të jenë të detyrueshme gjatë ndihmës me mjete evropiane.
Përpiloi: Elena Karkallanova / në bazë të materialit të programit Horizont dhe InteliAgro
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..
Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..