Gjatë 11 viteve të fundit Bullgaria i ka rritur tri herë aktivet e saj neto për frymë të popullsisë deri në 9 586 euro. Këtë e shkroi në profilin e vet në Facebook Kryeministri Bojko Borisov, duke u mbështetur te një studim i kompanisë gjermane të sigurimeve Allianz.
“Në saje të rezultateve të mira gjatë disa viteve të fundit familjet bullgare janë përgatitur për krizën. Kjo nuk na qetëson por na inkurajon që të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë. Politika e arsyeshme fiskale, luftimi i kontrabandës dhe investimet na lejuan që të rritim për herë të radhës me akoma 10% pagat në sektorin buxhetor, vuri në dukje Borisov.
Ai rikujton se qeveria do t’u japë pensionistëve një shtesë prej 25 eurosh në muaj deri në fund të pandemisë dhe do të vazhdojë me politikat e saj të ndihmës së biznesit, të cilat kanë ruajtur 300,000 vende pune.Ministrja e Financave Temenuzhka Petkova deklaroi se Bullgaria është gati për eurozonën. Kjo ndodhi në një mëngjes biznesi të organizuar nga Dhoma e Tregtisë Amerikane dhe ajo Britanike në Bullgari. Sipas saj, vendi ynë nuk ka qenë kurrë më afër..
Rehabilitimi i plotë i rrjetit rrugor, duke përfshirë të gjitha seksionet e komprometuara, do të kushtonte rreth 35 miliardë leva (rreth 17.5 mlrd euro), tha për bTV ministrii zhvillimit rajonal Ivan Ivanov. Ai shtoi se nuk është e qartë se ku..
Çmimet e banesave në BE janë rritur me 4,9% në tremujorin e katërt të 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas të dhënave të agjencisë evropiane të statistikave Eurostat. Bullgaria ka kaluar të gjitha vendet e BE-së në të..