Gjatë 11 viteve të fundit Bullgaria i ka rritur tri herë aktivet e saj neto për frymë të popullsisë deri në 9 586 euro. Këtë e shkroi në profilin e vet në Facebook Kryeministri Bojko Borisov, duke u mbështetur te një studim i kompanisë gjermane të sigurimeve Allianz.
“Në saje të rezultateve të mira gjatë disa viteve të fundit familjet bullgare janë përgatitur për krizën. Kjo nuk na qetëson por na inkurajon që të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë. Politika e arsyeshme fiskale, luftimi i kontrabandës dhe investimet na lejuan që të rritim për herë të radhës me akoma 10% pagat në sektorin buxhetor, vuri në dukje Borisov.
Ai rikujton se qeveria do t’u japë pensionistëve një shtesë prej 25 eurosh në muaj deri në fund të pandemisë dhe do të vazhdojë me politikat e saj të ndihmës së biznesit, të cilat kanë ruajtur 300,000 vende pune.Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..