Kate Winslet do të luajë në një film për mashtrime me kripto-valutë OneCoin, pas së cilës qëndron bullgarja Ruzha Ignatova. Filmi do të sqarojë aferën famëkeqe të miliardave, që përpara ca kohe tronditi rrethet financiare dhe do të mundohet të hedhë dritë mbi mekanizmat e piramidës financiare dhe të personalitetit të bullgares së kërkuar.
Projekti është me titull pune “Falsifikat” („Fake“). Tema është në bazë të romanit të Jen Makadam, në të cilin autorja ndjek pjesëmarrjen e vet në skemën “Ponci” të OneCoin. Bashkë me familjen dhe shokë të vet Makadam investon 300 000 dollarë në OneCoin dhe humbet ato. Sipas vlerësimeve të autoriteteve amerikane, me OneCoin janë larë më të paktën 1,2 miliardë dollarë në mbi 20 shtete. Truri i cili qëndron pas OneCoin është Ruzha Ignatova, e kërkuar pa sukses nga drejtësia amerikane për më shumë se dy vjet.
Në rolin e Makadamit do të mishërohet mbajtësja e “Oskarit” Kate Winslet, e cila është dhe bashkëproducente e filmit, bashkë me vet Makadam. Regjisor dhe skenarist do të jetë Skott Z. Burns i cili qe skenarist i filmit “Infektim” (Contagion).
Projekti i fundit i regjisorit Stefan Komandarev - "Universi Bllok" - është një nga 35 të përzgjedhurit në forumin më të rëndësishëm botëror për bashkëprodhimet filmike, Berlinale Co-Production Market. Çdo vit ka qindra kandidatë, procesi i..
Filmi më i ri bullgar "Para se të harroj" mund të shihet që nga sot në kinema. Ai rikrijon realitetin e trishtuar të një prej sëmundjeve më të zakonshme moderne - demencës. Skenaristja Teodora Stoillova-Donçeva është frymëzuar nga ngjarje reale. Filmi..
Në Galerinë e Arteve "Kvadrat 500" (pjesë e Galerisë Kombëtare) në Sofje, një ekspozitë prezanton koleksionin e Galerisë Kombëtare, që përmban njëzet e një fletë grafike të piktorit Pikaso (1881–1973). Veprat janë të lidhura tematikisht me..