Gjatë periudhës janar – korrik 2020 eksporti i mallrave nga Bullgaria për BE-në është ulur me 6.5% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019 dhe është me përmasë rreth 20.5 mlrd leva /10.5 mlrd euro/. Partnerët kryesorë tregtarë të Bullgarisë janë Gjermania, Rumania, Italia, Greqia, Franca dhe Belgjika, tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave.
Importi i mallrave në Bullgaria nga BE-ja për periudhën janar-korrik të këtij viti ulet me 12.5% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019 – 20.4 mlrd leva (10.4 mlrd euro).
Gjatë periudhës janar – gusht 2020 eksporti i mallrave nga Bullgaria për vende të treta ulet me 11.5% në krahasim me periudhën e njëjtë të 2019-ës dhe është me përmasë 11.99 mlrd leva (6.1 mlrd euro). Partnerët kryesorë tregtarë janë Turqia, Kina, Mbretëria e Bashkuar, SHBA-ja, Serbia, Rusia dhe Maqedonia e Veriut. Importi nga vendet e treta gjatë periudhës së lartpërmendur po ulet me 12.8% në krahasim me këtë periudhë të 2019-ës dhe është me vlerë 14.6 mlrd leva (7.5 mlrd euro).
Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..