Ekspertë ndërkombëtarë do të bëjnë ekspertizë dhe do të vlerësojnë 212 objektet e regjistruara, artefakte nga koleksioni arkeologjik i Vasill Bozhkovit, i cili po i fshihet drejtësisë. Hetuesit do të përcaktojnë origjinën e secilës prej sendeve, transmetoi Radioja Kombëtare Bullgare. Nëse mblidhen prova dhe dëshmi të mjaftueshme, do të ndërmerren veprime për shpalljen e koleksionit për një pronësi publike-shtetërore, njoftoi zëdhënësja e prokurorit të përgjithshëm Sijka Mileva. Prokuroria beson se, vlerësimi i artefakteve është i nënvlerësuar qëllimisht. Në veçanti nga koleksioni zyrtar në ofiset e Bozhkovit janë sekuestruar 6 778 sende, me shenja të vlerave të lëvizshme kulturore. Ato janë fituar në mënyrë të paligjshme dhe janë ruajtur në shkelje të standardeve ndërkombëtare.
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..