Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Do të vlerësojnë koleksionin e Vasill Bozhkovit

Koleksioni Vasill Bozhkov
Foto: BGNES

Ekspertë ndërkombëtarë do të bëjnë ekspertizë dhe do të vlerësojnë 212 objektet e regjistruara, artefakte nga koleksioni arkeologjik i Vasill Bozhkovit, i cili po i fshihet drejtësisë. Hetuesit do të përcaktojnë origjinën e secilës prej sendeve, transmetoi Radioja Kombëtare Bullgare. Nëse mblidhen prova dhe dëshmi të mjaftueshme, do të ndërmerren veprime për shpalljen e koleksionit për një pronësi publike-shtetërore, njoftoi zëdhënësja e prokurorit të përgjithshëm Sijka Mileva. Prokuroria beson se, vlerësimi i artefakteve është i nënvlerësuar qëllimisht. Në veçanti nga koleksioni zyrtar në ofiset e Bozhkovit janë sekuestruar 6 778 sende, me shenja të vlerave të lëvizshme kulturore. Ato janë fituar në mënyrë të paligjshme dhe janë ruajtur në shkelje të standardeve ndërkombëtare.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 250 verëra marrin pjesë në Festivalin e Verës dhe Trashëgimisë Kulturore në Augustiada

Mbi 250 verëra po marrin pjesë në Festivalin e 12-të të Verës dhe Trashëgimisë Kulturore “Augustiada” në Stara Zagora. Ai hapet sonte në orën 17:30 me një paradë të pretendentëve për Mbretëreshën Augustiada, të grupeve folklorike dhe shoqatës për..

botuar më 24-09-27 1.58.MD

38% e të rriturve në vend janë gati të votojnë më 27 tetor

Nëse zgjedhjet janë sot, 7 janë pjesëmarrësit e sigurt në parlamentin e ardhshëm. Këtë e tregon një sondazh sociologjik i Agjencisë “Trend”, i porositur nga gazeta “24 Çasa”. GERB-SDS është në krye me 24.8% mbështetje. Vendin e dytë e kontestojnë..

botuar më 24-09-27 10.44.PD

Largohet me skandal Legjislatura e 50-të e Kuvendit Popullor

Seanca e fundit e Legjislaturës së 50-të të Kuvendit Popullor përfundoi me skandal mesnatën para 27 shtatorit. Në orët e fundit para se të shkonin në pushime për shkak të fushatës zgjedhore, disa prej deputetëve pushtuan tribunën dhe kundërshtuan..

botuar më 24-09-27 9.04.PD