Dikur bullgarja i ka punuar vetë veshjet e veta, duke zgjedhur materialet, ngjyrat dhe elementet, ndërsa përparësja ka qenë diçka si “kartëvizita e saj”. Përparësja ka treguar nga çfarë vendbanimi është gruaja, sa e pasur është, nëse është e ve, ose do që të martohet. Ajo ka treguar madje moshën e pronares së saj.
Për botën e pasur të kësaj veshjeje tradicionale bullgare dhe për koleksionin e vet prej mbi 30 ekzemplarësh na tregon Toma Belev në publikimin e Radio Bullgarisë “Një koleksion i shkëlqyer i Toma Belevit prej përparëseve bullgare nga shekujt 19-20”
Më 2 shkurt, Kisha Ortodokse kremton Paraqitjen e Zotit Jezu Krisht në Tempull. Kjo është një nga dymbëdhjetë festat e mëdha të Zotit gjatë vitit dhe kremtohet që nga shekujt e parë të krishterimit. Ligji i Moisiut parashikonte nëse fëmija i..
Stefan Stambollov është një nga politikanët dhe revolucionarët më trima, tha nënpresidentja Iliana Jotova në një fjalim në ceremoninë e shënimit të 171 vjetorit të lindjes së burrit të shtetit në Sofje. “Në kohën tonë njerëz si ai janë pak të njohur”. I..
Me manifestime përkujtimore në Sofje dhe Ruse, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, administratës shtetërore, studiuesve akademikë, qytetarëve dhe organizatave hebraike, Bullgaria i bashkohet kremtimit të Ditës Ndërkombëtare..