Më 3 dhe 4 tetor, vendi ynë mbledh miq nga Evropa, Lindja e Afërt dhe Azia Qendrore që të mund të shijojnë çudinë e migracionit të shpendëve. Kjo është një nga ngjarjet më të mëdha ndërkombëtare e cila organizohet nga Shoqëria Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve, si një partnere e BirdLife International që nga viti 1993 e këtej. Deri tani, për 26 vjet në të kanë marrë pjesë mbi 1 milionë veta, të cilët kanë vërejtur më shumë se 75 milionë shpendë.
Sivjet Ditët Evropiane të Shpendëve koordinohen në një nivel ndërkombëtar nga Shoqëria Ornitologjike Sllovake /BirdLife Sllovakia/. Qytetet mikpritëse të ngjarjes në Bullgari janë Sofja, Varna, Haskovo, Svishtov dhe Goce Dellçev. Përveç vërejtjes së shpendëve, janë parashikuar dhe prezantime për llojet e rrezikuara dhe migrimet e tyre, ekskursione, tryeza të rrumbullakëta e të tjera. Ato do të zhvillohen duke u respektuar masat epidemiologjike, vë në dukje në njoftimin e vet Shoqëria Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve.
,
Bullgarët zgjedhin sot 240 deputetë, të cilët do të hyjnë në Asamblenë e 51-të Kombëtare. Për pjesëmarrje në zgjedhje janë regjistruar 19 parti dhe nëntë koalicione. Për një vend në parlament do të konkurrojnë 4 858 kandidatë, 3 480 burra dhe..
Sot, 26 tetori në Bullgari është dita e reflektimit para zgjedhjeve të shtatë radhazi parlamentare që nga prilli 2021. Në këtë ditë, votuesi ka mundësinë, pa ndikim të jashtëm, të vendosë për votën e tij në ditën e zgjedhjeve. Sot, si dhe në..
Tema e migracionit u përfshi sërish në axhendën evropiane në sfondin e presionit të shtuar ndaj Brukselit për të dhënë dritën jeshile për ta kufizuar atë. Thirrjet e një numri liderësh evropianë për një qasje më radikale ndaj migrantëve të paligjshëm..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë..