Në qendër të Sofjes, në afërsi me Muzeun “Toka dhe njerëzit”, filloi edicioni i dhjetë jubile i Mini Art Fest për Cirkun Modern. Ai u hap më 2 tetor me performancën e artistit francez Paul Keaton “ Freaks”, të bazuar mbi lëvizje, manipulim të sendeve dhe të magjisë.
Mes miqve nga jashtë janë dhe Manuela Maria Gaona dhe Uanaxhi Valnei, të cilët formojnë dyshen Masava. Ata do të prezantojnë spektaklin V.O.G.O.T - një spektakël për pesë shqisat, të cilat gërshetohen përmes valleve dhe akrobatikës.
Festivali e vë aksentin mbi artin modern të cirkut - mekanizmat e tij dhe mesazhet drejtuar publikut të qytetit. Cirku tradicional i lë vend vetë përfshirjes dhe gjykimeve mbi jetesën tonë.
Në kuadrin e festivalit, i cili do të vazhdojë deri më 18 tetor vizitorët do të mund të shikojnë dhe ekspozitën ekscentrike meditative “Rroba për transcendence”(„Clothes for Transcendence“). Koncepti është i artistit britanik Nikollas Makartër, kurse fotografitë - të bullgarit Geo Kalev.
Ngjarja është e shoqëruar me një program të larmishëm muzikor, punishte t; ndryshme, qelq, akro jogë etj.o
Foto: miniartfest.com
Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..
Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..
Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..