Festivali Piano Extravaganës është një nga ngjarjet më fine muzikore në kryeqytet. Programimi i edicionit të ardhshëm të dhjetë pati një farë ndryshimesh, por në situatën e tanishme kjo është e paevitueshme. Për shkak të situatës jo stabile, organizatorët kanë vendosur të mos ta zhvillojnë Ditën tradicionale të dyerve të hapur, që të evitojnë grumbullimin e njerëzve.
Koncertet janë tetë, dy prej tyre janë të dhomës. E përbashkëta midis tyre është pjesëmarrja e pianistit Ljudmill Angjellov, drejtor artistik i ngjarjes. Më 2 tetor, kur është dhe hapja, publiku do të ketë mundësi të dëgjojë ciklin vokal “Dashuria e poetit” nga Shumani. Partinë vokale do ta interpretojë tenori Bülent Bezdüz nga Turqia - një nga tre pjesëmarrësit e huaj. Një koncert dhome do të ketë më 4 tetor, kur violinisti i njohur bullgar Minço Minçev dhe Ljudmill Angjellov për herë të parë do të ekzekutojnë bashkë. Është parashikuar dhe një recital pianoje i pianistit rus Sergjej Redkin për /14.10./ Një nga idetë e festivalit është përkrahja e brezit të ri të interpretuesve. Sivjet përfaqësuese e talenteve të rinj është Maria-Desisllava Stojçeva /13.11./
Akoma gjatë krijimit të festivalit qe deklaruar një nga detyrat e tij bazë - popullarizimi i krijimeve në piano të cilat janë me një vlerë të lartë artistike por nuk kanë fituar një popullaritet ose kanë mbetur në hije të emrave tanimë të afirmuar. Një shembull i tillë është krijimtaria e profesorit Andrej Stojanov/ vëlla i kompozitorit Veselin Stojanov/ i njohur para së gjithësh me kontributin e vet të madh në pedagogjinë e pianos tek ne. Krijime të tij të pianos shumë pak të njohura do të interpretojë profesori Rostisllav Jovçev /10.11./
Vija e programit e quajtur "Vazhdimësia" vazhdon, në të cilën Piano Extravaganza paraqet mësues dhe nxënës, duke afirmuar lidhjen e pazëvendësueshme midis tyre. Janë parashikuar tre koncerte - të pedagoges së njohur bullgare dhe pianiste Rada Çomakova /6.10/, të profesorit Antonio di Cristofano /21.11/ i cili mbërrin nga Italia.
Koncertet do të zhvillohen në Galerinë e Qytetit të Sofjes, në sallën e dhomës “Bëllgaria” dhe në Akademinë Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigjerov”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: piano-extravaganza.com, arkiv personal, Facebook / Antonio di Cristofano
Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..