Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me prani fizike ose online – viti akademik në universitete filloi

*Prosperitas vestra finis nostra - fjalët, me të cilat universitetet përsëri i presin studentët e vet

Foto: BGNES

Një vit të ndryshëm akademik fillojnë universitetet në Bullgari. Për herë të parë fushatat e kandidat-studentëve u zhvilluan në një mjedis nga larg, kurse pasi evituan sfidat të punojnë krejtësisht në një mjedis të tillë nga larg, menaxherët e shkollave të larta u drejtuan përpara një çështje tjetër akoma më të vështirë - si të mund t’i përgjigjen kërkesës për një rritje drastike të taksave për mësim, diku deri më 50% dhe njëkohësisht me këtë të mbajnë dhe të ruajnë interesin ndaj programeve tona arsimore mes studentëve. Njëkohësitu bë e qartë se para për arsim në shtet ka, por 60% prej tyre jepen në varësi nga kriteret e kryera për një cilësi të arsimit.Kështu për një periudhë të shkurtër kohe, në situatën e një pandemie globale nga Covid-19 u nevojit të rindërtohen kushtet dhe prioritetet në universitetet bullgare.

Në mënyrë jo tradicionale, me përshëndetje në video ndaj studentëve filloi viti i ri akademik në disa universitete në vendin tonë. Në kushtet e kërcënimit global nga shpërndarja e koronavirusit rektorët i përshëndetën studentët e kursit të parë vetëm në internet, duke shënuar se detyra e tyre me prioritet është të ruajnë shëndetin dhe jetën e studentëve të vet.

Por, jo kështu ndodh në shkollën më të vjetër të lartë tek ne.Universiteti i Sofjes “Shën Kliment Ohridski” e hap zyrtarisht vitin akademik mësimor me një ceremoni festive në të hapur, në kopshtin botanik universitar. Që të gjitha fakultetet kanë lirinë që vet të zgjedhin mënyrën e zhvillimit të orëve të mësimit, sqaroi rektori profesor Anastas Gerxhikov:


“Do të fillojmë kryesisht me një prani të drejtpërdrejt, të paktën për kursin e parë, kurse nga kursi i dytë deri në kursin e katërt mësimi do të jetë hibrid - ose me prani në fakultetet e shkencave të natyrës, ku ka nevojë prej dijeve praktike ose të përzier, ose dhe online në shkencat humanitare dhe shoqërore. Në fakultetin e Mjekësisë çdo gjë do të jetë me prani”. Shumica e pedagogëve kanë frikë  se gjatë një mësimi krejtësisht online, cilësia pakësohet, sqaroi profesori Gjerxhikov përpara Radios Kombëtare Bullgare.

Me pranie fizike fillo dhe viti akademik në Universitetin e Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore në Sofje akoma që më 14 shtator. Shkolla e lartë festoi jubileun e vet të 100 në prag të nisjes së vitit akademik në Bullgari.  Ndaj atmosferës mes studentëve dhe pedagogëve në Universitetin e Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore na çon docentja Liljana Vëllçeva , kryetare e bordit të administruesve të universitetit, por dhe po kështu dhe të Bashkimit të Degës Kombëtare “Arsim i Lartë dhe Shkenca” pranë Konfederatës së Sindikatave të Pavarura të Bullgarisë.


“Sipas aktivitetit të studentëve ne gjykojmë për cilësinë e një universiteti të veçantë. Në lidhje më këtë Universiteti i Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore është universiteti i dashur dhe i preferuar prej meje, unë krenohem sepse shikoj zhvillim. Ai nuk është vetëm në modernizimin teknik, por njëkohësisht  me këtë  ka një frymë të miqësisë dhe të mirëkuptimit. Ekziston dhe respekti midis pedagogëve dhe studentëve.

Të gjithë këtë grumbullim të energjisë ne - pedagogët, e shikojmë përditë në universitet dhe nuk ka sesi të mos të besojmë se në Bullgari ka njerëz të rinj të mençur dhe të entuziazmuar. Që të gjithë duam që shteti ynë të jetë i fort në aspektin social, por që të ketë një Bullgari të fortë nga ana sociale, ajo duhet të ketë një ekonomi stabile.  Kjo bëhet mbi bazën e dijeve të shumta të cilat i jep Universiteti i Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore. Prandajshpresojmë tek studentët, ne investojmë në ta”.

*Suksesi juaj është qëllimi ynë!

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD