Bullgaria ka probleme në sistemin gjyqësor dhe në mediat theksohet në raportin e parë të Komisionit Evropian për superioritetin e ligjit në shtetet anëtare të BE-së.
Në dokument shprehet shqetësim lidhur me përndjekjen e korrupsionit në Bullgari dhe në 5 shtete të tjera të BE-së, njoftoi Reuters. Sipas raportit në vend nuk përfunduan ndryshimet legjislative për llogaridhënien efektive të kryeprokurorit. Mbeten të pazgjidhura çështjet për formimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Inspektoratit të tij.
Rekomandohet që strategjia për kundërvënien e korrupsionit miratuar nga Bullgaria të aplikohet në mënyrë më efektive. Brukseli shpreson që të ketë dënime për korrupsionin në shtresat e larta.
Në Bullgari ka ndërhyrje politike në punën e mediave dhe probleme me mungesën e transparencës së pronësisë së tyre, theksohet në kapitullin për pluralizmin mediatik. Në dokument jepen rekomandime për sigurinë e gazetarëve. Si provë për censurë cilësohen kufizimet për shfrytëzimin e të dhënave personale gjatë hetimeve gazetareske, si dhe kufizimi i informacionit publik në kohën e pandemisë së Covid-19.
Raporti është pozitiv, objektiv, cakton qartë rezultatet e bashkëpunimit me BE-në, komentoi ministrja e drejtësisë Desisllava Ahlladova, cituara nga BTA. Ajo theksoi se po hartohen ndryshime që garantojnë pavarësinë e sistemit gjyqësor gjë për të cilën kërkohet përkrahja e gjerë politike.
Raportet për çdo shtet evropian do të diskutohen nga Parlamenti Evropian dhe nga Këshilli i Evropës, gjë pas së cilës komisionari evropian Didier Reynders do të nisë një turne nëpër vendet anëtare. Pas kësaj ministrat e drejtësisë të të gjitha shteteve do të diskutojnë bashkërisht konkluzionet e komisionit.
Përpilues: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..
Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..