Përveç raporteve për sundimin e ligjit do të vazhdojë edhe monitorimi mbi Bullgari në kuadrin e mekanizmit për monitorim dhe bashkëpunim dhe “kjo do të prishë imazhin e vendit tonë në një situatë mjaftë të ndërlikuar në Bashkimin Evropian”. Këtë e deklaroi në eterin e BNR-së Nënpresidentja Ilijana Jotova me rastin e raportit të pritur të KE-së për Bullgarinë.
“Kam informacion se po përgatitet një rezolutë e posaçme për Bullgarinë. Rezoluta e veçantë për një shtet është diçka shumë e rrallë. Institucionet evropiane nuk kanë dëshirë të përzihen në proceset e brendshme, sidomos në ato politike”, nënvizoi Jotova.
Sa i përket situatës në vend Nënpresidentja vuri në dukje se që të dalim nga kriza, ka nevojë për stabilitet politik, autoritet ndërkombëtar, përkrahje shoqërore.Bullgaria u përball me një tjetër problem në kërkimin e një rrugëdaljeje nga kriza politike që u bë konstante, pasi presidenti Rumen Radev refuzoi të miratojë një nga emrat e ministrave të propozuar nga kandidatja për kryeministre të përkohshme,..
Presidenti Rumen Radev nuk pranoi që Kalin Stojanov të mbetet ministër i punëve të brendshme dhe refuzoi të nënshkruajë një dekret për emërimin e qeverisë së përkohshme të kryesuar nga Gorica Grënçarova - Kozhareva. Kreu i shtetit i kërkoi..
Gjurmët e gishtave të të huajve që vijnë do të merren në Turqi Autoritetet turke planifikojnë të marrin gjurmë gishtash të të huajve që mbërrijnë në vend. Këtë e bëri të ditur ministri i brendshëm, Ali Jerlikaja për gazetën proqeveritare..
Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i..
Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e..
Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale...