1/3 prej punonjësve dhe 40% e punëdhënësve janë të prirë për të qenë në ekonominë e zezë, duke fshehur tatime dhe sigurime, tregon një studim zyrtar i Kryeinpsketoratit të Punës, i zhvilluar në kuadrin e Fushatës Evropiane për Punë të Deklaruar.
Në rajonet më të varfra përqindja e punonjësve që dëshirojnë të punojnë në ekonominë e zezë është më e lartë.
Për ¼ prej punonjësve që i paguajnë vetë kontributet e sigurimit puna e padeklaruar është mënyra e vetme që të mbijetojnë.
Sipas Institutit Kombëtar të Sigurimeve problemi duhet të zgjidhet me ndryshime legjislative dhe pagimet duhet të realizohen vetëm në mënyrë bankare.Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..
Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..
Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..