Do të zhvillohet edicioni i 38 i “Trëndafilit të Artë” - festivali më i vjetër dhe i vetëm tek ne për kinema bullgare, i cili sipas traditës prezanton filmat më të rinj. Shfaqjet e filmave janë në sallat e Qendrës së Festivaleve dhe Kongreseve në qytetin Varna si dhe online. Siç njoftuan nga qendra e shtypit e ngjarjes, në programin e konkursit janë seleksionuar 22 filma me metrazh të shkurtër dhe 19 me metrazh të gjatë, të prodhuar gjatë vitit të fundit. Organizator kryesor është Qendra Kombëtare e Filmave, me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës dhe të Bashkisë së qytetit Varna. Festivali hapet më 24 shtator me ekspozitën “Kujtime për filmin “Shpirtra të dënuar”, i cili tregon momente të panjohura të punës nga filmi legjendar të regjisorit Vëllo Radev.
Në të njëjtën mbrëmje , për herë të parë përpara publikut bullgar , do të tregohet ko prodhimi “Para” me regjisor Siamak Etemadi/ i cili ka lindur në Iran dhe jeton dhe krijon në Greqi/, bashkë prodhues Chouchkov Brothers me pjesëmarrjen financiare të Qendrës Kombëtare të Filmave.
Jashtë konkursit në programin “Horizonte të zbuluara”, do të tregohen filmat artistik “ Ata kokëfortët” me regjisor Gjeorgji Kostov dhe ko prodhimi “Perandori i zbathur” (The Barefoot Emperor) me regjisore Jessica Woodward dhe Peter Brosens. I njëjti program propozon dhe 9 filma me metrazh të shkurtër mes të cilave janë krijime të studentëve nga programi FilmForge të New Boyana Stuudios.
“Trëndafili i artë klasik” është programi i ri në kuadrin e festivalit, i cili do të prezantojë versionet e rinovuar dhe të digjitalizuar të filmave më të rinj bullgarë nga e kaluara. Më 25 shtator nga ora 18.00 spektatorët do të kenë mundësinë të shikojnë kopjen e restauruar të njërës prej krijimeve më të mëdha dhe të rëndësishme të kinemasë bullgare – trilogjinë “Masë sipas Masës, regjisor dhe skenarist Georgi Djullgerov. Bashkë skenarist dhe interpretues i rolit kryesor është Rusi Çenev, operator - Radosllav Spasov.
“Dhimbja ime e madhe është se, filmat bullgarë, të cilët janë të bërë në shirit, nuk ka se ku të shikohen. Tanimë asgjëkundi, asnjë nuk mund t’i shikojë - tregon për Radio Bullgarinë zoti Djullgjerov. Do të doja që të kemi një vazhdimësi të brezave dhe më vjen keq, se të rinjtë nuk kanë mundësi të shikojnë filma të paraardhësve të vet me një cilësi të mirë. Në Bullgari mbetën vetëm disa kino-makina, të cilat mund të vërtisin shirita, por tingulli të cilin ato riprodhojnë është në gjendje të mjeruar. Në të gjithë botën tani ekziston një tendencë që filmat e vjetër të restaurohen, aq më tepër se, teknologjitë moderne digjitale japin mundësi që pamja të bëhet dy herë më e mirë saqë ka qenë. E njëjta vlen dhe për tingullin, ajo me të cilën unë po merrem gjatë ditëve të fundit. Nga një mono fonograme të incizuar në një shirit të shkëlqyer, me shumë zhurmë, në një cilësi të mjerë, mundim të bëjmë një tingëllim modern, të pasur, të vendosur në pesë+1 kanal. Mbi të gjitha, filmi “ Masë sipas masës” është film të cilin ne e incizuam në një dialekt, gjuha është e përmbushur me fjalë arkaike, me turqizma, që krijon një lloj të veçantë të barrierës gjuhësore, e cila rritet me kalimin e viteve . Brezi i ri pothuajse asgjë nuk kupton nga kjo gjuhë. Prandaj në versionin e ri ka titra në gjuhën letrare bullgare. Mundësia që të mund të bëjmë të gjithë këtë ia dedikojmë Dobromir Çoçevit, i cili më ftoi në studion e tij dhe bën çdo gjë falas në emër të kauzës sonë të përbashkët. “
Trilogjia e digjitalizuar do të mund të shikohet dhe në Sofje - më 13,14 dhe 15 tetor. Një lajm tjetër, i lidhur me krijimtarinë e Georgi Djullgerovit është libri “Biografia e librave të mi”. Ai do të prezantohet në qytetin Burgas më 30 shtator, kurse pas kësaj dhe në Qendrën e Festivaleve në qytetin Varna gjatë kohës së Festivalit “Trëndafili i artë” i cili vazhdon deri më 1 tetor
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv
Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë..