“Mbyllja e shkollave për shkak të epidemisë së koronavirusit nuk është një hap i drejtë, sepse psikika e fëmijëve është e prekshme dhe mund të linden probleme në të ardhmen” tha për BNR doktori Nikollaj Brënzallov, zëvendës kryetar i Bashkimit të Mjekëve Bullgarë. Ai mendon se ka pak të ngjarë të formohen vatra të mëdha të infeksionit në se prindërit dhe mësuesit sillen me vëmendje ndaj problemit dhe këshillojnë fëmijët të ruhen. Maskat janë mbrojtja më e mirë, theksoi specialisti. Doktori Brënzallov tha se te fëmijët infeksioni i koronavirusit kalon lehtë dhe pa simptoma, por këshilloi mësuesit të ruhen duke respektuar distancën.
Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..
Rumania dhe Bullgaria kanë një shans për t'u bashkuar me zonën Shengen dhe me rrugë tokësore nga janari 2025. Kështu deklaroi ministri i brendshëm hungarez Sándor Pintér pas një takimi jozyrtar në Budapest të ministrave të brendshëm të Hungarisë,..
Sofia Christmas Fest do të hapet sonte në parkun përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në zemër të Sofjes. Edicioni i tretë i festivalit fillon në orën 18:30. me një program të pasur dhe atraksione. Kënaqësi të ndryshme të kuzhinës, pije të nxehta..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..