Avancimi i Shkupit në rrugën drejt BE-së të lidhet me plotësimin e Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë, Miqësisë dhe Bashkëpunimit nënshkruar në vitin 2017 midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Memorandum me këtë kusht dhe me kërkesa të tjera të lidhura me përkrahjen bullgare për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut u dërgoi Bullgaria vendeve anëtare të BE-së javën e kaluar. Dokumenti provokoi komente kontradiktore në Shkup dhe pakënaqësinë e anëtarëve dhe përkrahësve të partisë në opozitë VMRO-DPMNE.
Në memorandum theksohet gjithashtu, se Sofja ngul këmbë që në dokumentet zyrtare evropiane të flitet për “gjuhën zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, jo për gjuhën maqedonase. Bullgaria pret nga fqinja jugperëndimore të mos shfaqë pretendime për njohjen e pakicës maqedonase në Bullgari. Vihet në dukje se absolutisht e papranueshme është të bllokohet puna e komisionit të përbashkët për çështjet historike, i cili nuk ka kuvenduar që prej dhjetë muajve. Një nga çështjet kryesore të diskutueshme të cilat komisioni hasi dhe i cili e bllokoi punën e tij ishte personaliteti i revolucionarit Goce Dellçev. Emri i tij u përdor edhe gjatë protestave të fundit të partisë VMRO-DPMNE.
Në një intervistë dhënë Radio Bullgarisë doktori Georgi Georgiev, shkencëtar nga Instituti i Studimeve Historike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave dhe anëtar i Institutit Shkencor Maqedonas thekson, se Goce Dellçev është një personalitet i rëndësishëm në historinë bullgare dhe një nga figurat qendrore në lëvizjen çlirimtare të bullgarëve nga Maqedonia dhe Edreneja. Ai është me rëndësi edhe për fqinjët jugperëndimorë bullgarë por për një shkak tjetër, thotë doktori Georgiev dhe shpjegon:
“Goce Dellçev u kthye në një nga mitet themeltare të ideologjisë politike maqedonase. Për ta është me rëndësi të madhe që ai të jetë i pranishëm në tregimin dhe në shpjegimin e historisë. Kushti është që ai në asnjë mënyrë të mos lidhet me kombin bullgar dhe të quhet bullgar. Mirëpo, dokumentet historike janë tepër të qarta. Madje Goce Dellçev është një nga personalitetet më mirë të dokumentuara në to. Në dokumentet e shumta ka si dokumente bullgare ashtu edhe shkresa të burimeve të huaja diplomatike – angleze, franceze, turke, greke. Në to kudo është i pranishëm i njëjti përkufizim i Goce Dellçevit – “bullgar”, “apostull bullgar”, “vojvodë bullgar”. Ka dokumente nga të cilat shihet se vet ai caktohej bullgar.
Kështu që cilat janë argumentet e pretendimeve për identitetin maqedonas të këtij revolucionari? Sipas doktorit Georgi Georgiev, “tekstualisht asnjë”, por çështja është thelbësore “për nga ashpërsia e vet politike, jo shkencore”. Megjithëqë nuk angazhohet me parashikime, doktori Georgiev tha se është “pesimist i matur” për punën e ardhshme të komisionit të përbashkët të çështjeve historike midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.
“Çdo komision i tillë ka vend për të ekzistuar të paktën sepse e ndihmon dialogun. Ai bëhet i panevojshëm kur ky dialog hyn në amulli. Goce Dellçev është pengesa e parë. Puna mund të lehtësohet në se Shkupi është në gjendje të pranojë në njëfarë mënyre të vërtetën e dokumentuar historike, e cila është se bëhet fjalë për heronj dhe aktivistë bullgarë dhe për lëvizjen nacionalçlirimtare bullgare, pjesë e historisë së popullit bullgar. Çfarë është faji i Goce Dellçevit se para 100 vitesh ai u përcaktua vet si bullgar? Dhe as ne, as ata mund të mos marrin në konsideratë këtë fakt. Nuk themi asgjë më shumë sesa këtë të cilën vet njerëzit e kanë thënë për veten para aq shumë kohe, pra se janë bullgarë. Si perceptohen politikanët dhe historianët e sotëm maqedonas është një çështje krejt e ndryshme.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..