Sistemi bankar nuk u godit drejtpërsëdrejti nga kriza e koronavirusit. Aktualisht ai është i qëndrueshëm dhe nuk pritet rritje e interesave të kredive, tha bankieri Levon Hamparcumjan para televizionit BTV.
Duke e krahasuar krizën financiare me atë të dhjetë viteve më parë bankieri tha se kriza e kaluar ka qenë kryesisht krizë e likuiditetit dhe e mosbesimit mes bankave dhe se atëherë nuk ka pasur kapital të mjaftueshëm në vetë bankat. Gjatë këtyre dhjetë viteve situata u përmirësua në mënyrë që sistemi bankar dhe ai financiar në botë të jenë më të qëndrueshëm ndaj një shoku eventual, madje nëse shoku është absolutisht i papritur. Kështu qe sot bankat në Bullgari dhe në botë janë në një gjendje shumë më të mirë sesa ishin gjatë krizës së mëparshme, komentoi Hamparcumjan.
Ai është kategorik se bankat janë vendi më i sigurt për paratë tona. Sipas Hamparcumjanit këtë e ripohon edhe fakti se kursimet bankare të bullgarëve tashmë janë 57 mlrd dollarë.Gjatë seancës së kaluar të PE-së, u prezantuan parametrat më të rëndësishëm të buxhetit të BE-së për shtatë vitet e ardhshme, një procedurë jashtëzakonisht komplekse që kërkon marrëveshje të plotë midis shteteve anëtare, dhe që ndërlikohet më tej në..
Bujqësia në Bullgari ruan stabilitetin e saj, duke siguruar punësim për 6% të popullsisë dhe duke zënë rreth 4% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Këtë e tregojnë të dhënat aktuale për gjendjen e sektorit, të prezantuara nga ministri i..
Një nga kompanitë më të mëdha të riparimit të avionëve në aviacionin civil ka zgjedhur Burgasin për një investim në shkallë të gjerë në riparimin dhe mirëmbajtjen e avionëve, njoftoi Bashkia e Burgasit. Në 74 hektarë në zonën e Aeroportit të Burgasit,..
Gjatë seancës së kaluar të PE-së, u prezantuan parametrat më të rëndësishëm të buxhetit të BE-së për shtatë vitet e ardhshme, një procedurë..