“Ditët e Zanateve” do të zhvillohen në Vidin në kështjellën e vjetër "Baba Vida" /“Gjysha Vida”/ me bashkëpunimin e Bashkisë dhe të Muzeut Historik Regjional. Më 19 dhe 20 shtator zanatçinjtë do të prezantojnë prodhimin e vet në oborrin e brendshëm të kështjellës. Për adhuruesit e punimeve me dorë do të ketë dhurata prej materialesh natyrore, reçele prej frutash pyjore të përgatitura sipas recetave të vjetra shtëpiake.
Një vëmendje e posaçme do t’i kushtohet punimit të thikave, si dhe pikturimit mbi qelq, punimit të qirinjve dhe të sendeve prej druri.
Ansambli për këngë dhe valle popullore “Danubi” do të prezantojë valle nga krahina e Danubit, ndërsa nestinarët do të vallëzojnë para pallatit “Gjysha Vida”.
“Ditët e Zanateve” zhvillohen në kuadrin e Ditëve Evropiane të Trashëgimisë.Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..