Prokuroria kërkoi dënime të përjetshme pa të drejtën e ndryshimit për shtetasin australiano-libanez Meliad Farah dhe për Hassan El Hajj Hassan – një shtetas francezo-libanez. Ata janë të pandehur për shkak të atentatit në Aeroportin në Sarafovo, afër Burgasit, kur vdiqën 5 shtetas izraelitë dhe shoferi bullgar i autobusit, ndërsa 40 veta të tjera u plagosën. Terroristët u shpallën në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli.
Sipas akuzës është konstatuar se atentati ka lidhje reale me organizatën terroriste “Hezbollah”. Gjykata do të shpallë dënimin më 21 shtator.Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e..