Një pajisje elektronike për marrjen e vendimeve në kohë reale e zhvilluar prej bullgarëve, ndihmon për rezultate më të mira në lojën e dy nga klubet tona më të forta të futbollit - “Sllavia” dhe “Beroe”. Pajisja vendoset mbi fanellat e sportistëve dhe derisa ata luajnë, ndjek përgjithësisht 55 tregues - prezantimin individual, sasinë e punës, gjendjen fizike, disiplinën taktike. Ky informacion shfaqet në tabletë ose në laptop në një kohë reale dhe përdoret nga trajnerët.
Pajisja është e vetmja, e cila përdor një intelekt artificial, i cili përshpejton përpunimin e të dhënave. Ky nuk është zhvillimi i parë i një pajisjeje të tillë, por produkti ynë dallohet me prioritete të rëndësishme. Sistemi jep informacion në kohë reale dhe përdor senzorët më të mirë të cilët ekzistojnë në treg. Kjo lejon një informacion të saktë dhe të përpiktë edhe kur futbollistët luajnë gjatë kushteve të këqija atmosferike.
Shahistet bullgare përfunduan në vendin e 10-të në renditjen përfundimtare të Olimpiadës së Shahut, e cila u mbajt në Budapest të Hungarisë. Në ditën e fundit të garës, Bullgaria mundi Italinë 3.5 me 0.5. Antoaneta Stefanova, Nurgul Salimova dhe..
Për të dhjetën vit, Bullgaria merr pjesë në Javën Evropiane të Sportit #BeActive. Në periudhën 23-30 shtator, Ministria e Rinisë dhe Sportit organizon aktivitete të shumta për inkurajimin e marrjes aktive me sport, përmirësimin e aktivitetit fizik..
Një nga maratonat më sfiduese në Bullgari, ultramaratona Pirin Ultra, zhvillohet në malin Pirin. Gara mbahet mes bukurisë madhështore, shtigjeve shkëmbore dhe majave të Pirinit nga 21 deri më 23 shtator. Sipas aftësive të tyre, pjesëmarrësit..