Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Jashtme e Bullgarisë Ekaterina Zaharieva është për vizitë zyrtare në Ukrainë. Bashkë me homologun e vet Dmitro Kuleba ajo do të shqyrtojë marrëdhëniet “BE-Ukrainë” në kuadrin e “Partneritetit Lindor” dhe përkrahjen bullgare për integrimin e vendit në BE. Do të diskutohen edhe çështjet politike dhe ekonomike të cilat janë me rëndësi më të madhe për dy vendet tona, ndër të cilat janë edhe të drejtat e minoritetit bullgar.
Më 18 shtator Ministrja bullgare do të bisedojë me kryetarin e Radës Supreme Dmitro Razumkov dhe me Zëvendëskryeministrin e integrimit evropian dhe euroatlantik Olga Stefanishina. Zaharieva do ta vizitojë Odesën, ku janë parashikuar takime me guvernatorin e krahinës Maksim Kucij dhe me përfaqësues të bashkësisë bullgare.Në tetor, 5768 shtetas të vendeve të treta kanë provuar të hyjnë në vend, që është një rënie prej 52,6% krahasuar me tetorin 2023. (12 174 persona). Sipas të dhënave të përmbledhura të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), për këtë muaj janë ndaluar 841..
Që nga fillimi i vitit krimet e dhunës në familje janë rritur me 54%, në krahasim me vitin e kalua raportoi Ministria e Punëve të Brendshme në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Me këtë rast sot nis një fushatë parandaluese kombëtare me..
Negociatat e lidershipit do të zhvillohen vetëm nëse janë për formimin e shumicës qeverisëse dhe një qeverie të rregullt nëse interesat e shtetit vendosen mbi ato të partisë . I tillë është kushti i forcës së parë politike GERB. Në një..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Bullgarja Debora Mihajllova, e cila u pre brutalisht me thikë tallëse nga i dashuri i saj Georgi Georgiev, është një nga viktimat e dhunës të përmendur nga..