Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Tanda” - një film bullgar për dashuri dhe vetmi është ndër favoritët për Oskarët Studentorë

Tanda është një term në tango, i cili do të thotë 4 pjesë të vallëzuara me të njëjtin partner. Kështu titullohet dhe filmi dokumentar i Teodora-Kosara Popovas - studente në Akademinë Kombëtare të Arteve  Teatrale dhe të Kinemasë, që ka të gjitha shanset për të fituar një Oskar. Filmi i saj është midis tre nominimeve për film studentor në gjuhë të huaj të Akademisë së Filmave të Shteteve të Bashkuara. Kurse rezultatet pritet të shpallen më 16 tetor të këtij viti . 

Tangoja nuk është vetëm një sfond i bukur i filmit, ajo është e gërshetuar në historitë e katër heronjve. Çfarë është e përbashkëta midis tyre? “Në pamje të parë ky është pasioni i tyre ndaj vallëzimit, por jo vetëm! Këta janë njerëz, të cilët kanë zgjedhur rrugën e vetmuar jetike, ata kërkojnë dashurinë, secili sipas mënyrës së vet!”- tha autorja përpara Radio Bullgarisë. Për Teodora-Kosara tangoja nuk është vetëm një vallëzim i thjeshtë, por një filozofi jetike. Vet ajo  vallëzon tango prej viteve. Kështu lind ideja për filmin dokumentar:  

“Tangoja është një mënyrë jetese-vazhdon Teodora. Ajo tërheq njerëz shumë të veçantë, të cilët vuajnë në ndonjë farë mënyre, të cilëve diçka iu mungon dhe për më tepër njerëz, të cilët janë të vetëm. Dhe në tangon ata zbulojnë një ndarje shumë të veçantë. Filmi është një pasqyrë të të gjitha emocioneve njerëzore. Besoj se regjisori i mirë është para së gjithësh një regjisor dokumentar, i cili mundohet të kapë realitetin, i tillë siç është, dhe mezi atëherë mund ta rikrijojë në kinemanë artistike. Prandaj merrem me dokumentar”.

Çdo një nga personazhet në “Tanda” zbulon në vallëzimin diçka të ndryshme nga të tjerët. Autorja pohon se i njeh heronjtë e saj akoma që përpara se të kapet me xhirimin e filmit me një kohëzgjatje prej 24 minutave. Ndalet mbi historitë e tyre, sepse e kanë emocionuar më tepër. Dhe akoma:

“Ky film qe një punë shtëpie për në Akademinë Kombëtare të Arteve  Teatrale dhe të Kinemasë, një punë shtëpie të kryer mirë, por nuk qe menduar si diçka më shumë. Përveç kësaj “Tanda” qe i filmuar për një natë. Unë organizova një ngjarje, në të cilën ftuam që të gjithë të cilët vallëzojnë tango në Sofje. Dhe pjesa më e madhe u përfshin. Në fakt ne i filmuam gjatë gjithë kohës. Intervistat i regjistrova përpara kësaj për disa ditë. Për shkak se njerëzit të cilët duhej të ndiqen me vëmendje të madhe vallëzuan, përdorëm një teknikë të lehtë – fotoaparate në vend të kamerave të cilat janë mjaft të rënda.

Lajmi se filmi është i përfshirë në nominimet për Oskarët Studentorë i vjen si “bubullimë nga një qiell i pastër”.

“E thënë me sinqeritetin më të madh unë jam jashtëzakonisht e befasuar se filmi në përgjithësi arriti deri aty, sepse ai nuk është në bazë të shijes së Hollivudit, të paktën jo dhe në përfytyrimet e mia!” “Tanda” nuk është ndonjë superprodhim i lustruar-është kategorike Teodora-Kosara. Dhe nuk e mendoja se ata mund ta vlerësojnë. Por, duket se filmi i ka prekur. Besoj se, ky është një film shumë më i veçantë . Fakti se arriti kaq larg, se është i vënë re nga Akademia më inkurajon....do shikojmë. Por, për mua është mjaft e rëndësishme që “Tanda” mundi të arrijë deri tek njerëzit dhe t’i emocionojë”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv, të ofruar nga Teodora-Kosara Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vizatimet e fëmijëve të frymëzuara nga natyra dhe "Pema e dëshirave" do të befasojnë banorët e Plovdivit në ditët në vijim

Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...

botuar më 24-11-24 9.00.PD

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD