Po grumbullohen pjesëmarrësit në protestën tashmë tradicionale që zhvillohet çdo mbrëmje në hapësirën midis Këshillit të Ministrave dhe Presidencës. Kërkesat janë për dorëheqje të qeverisë së Kryeministrit Bojko Borisov dhe të Kryeprokurorit Ivan Geshev, për votim me makina dhe zgjedhje të parakohshme.
Në faqen e vet në Facebook organizatorët e aksioneve të protestës – “Trioja e Helmuar” po grumbullojnë dhurata për kauzën e vet, duke premtuar raport për çdo një stotinka, transmetuan reporterët e BNR-së.
Më herët qytetarët u mblodhën dhe për një kontra-protestë para Pallatit Kombëtar të Kulturës në kryeqytet. Kërkesat e tyre janë për dorëheqje të Presidentit Rumen Radev, i cili sipas tyre e ndan kombin, transmetoi BGNES.
Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga “Mobilizimet Feministe”. Qëllimi është tërheqja e vëmendjes së shoqërisë dhe institucioneve ndaj..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..