Kryeministri Bojko Borisov dhe ish-Kryeprokurori Sotir Cacarov paskan biseduar me inteligjencën turke për ekstradimin e shtetasve turq në Ankara pas provës për grusht shteti kundër Presidentit Erdogan, pohon revista gjermane “Der Spiegel”.
Botimi mbështetet tek dokumente të Ambasadës së Turqisë në Sofje, transmetoi BNR.
Gjatë korrikut të vitit 2016 gjykatat evropiane refuzuan t’u dërgojnë gjykatave turke shtetas të kërkuar turq, me argumentin se motivet e kërkesave janë politike. Menjëherë pas puçit Bojko Borisov dhe shefi i shërbimeve bullgare kanë biseduar me ambasadorin turk në Sofje. Ankaraja ka kërkuar ekstradimin e afaristit turk Abdullah Büyük. Pas tij Turqisë i janë dërguar akoma 7 shtetas turq, shton “Der Spiegel”.
“As unë, si Kryeprokuror atëherë, as Prokuroria në përgjithësi kemi marrë pjesë në këtë procedurë. Dërgimi i Abdullah Büyük është realizuar në përputhje me ligjin për të huajit në Bullgari dhe jo nëpërmjet ekstradimit” – shkruan me rastin e publikimit ish-Kryeprokurori Cacarov. Pozita e tij është publikuar në faqen e Komisionit për kundërveprim ndaj korrupsionit dhe për konfiskimin e pronësisë së marrë në mënyrë të paligjshme, të kryesuar nga Cacarovi.Mjeshtri italian i kuzhinës Daniele Priori së bashku me 10 të rinj me aftësi të kufizuara intelektuale do të përgatisin një drekë italiane në Qendrën Ditore “Bota” të Fondacionit “Bota e Marisë”. Priori dhe të rinjtë do të gatuajnë makarona "AUMM -..
Gjatë natës dhe të enjten një front i ftohtë atmosferik do të kalojë në vend nga veriperëndimi. Në shumë vende në rajonet perëndimore dhe në Fushën e Danubit do të bien reshje shiu, të cilat shpejt do të kalojnë në borë në zonat e larta të Bullgarisë..
56% e bullgarëve preferojnë që Legjislatura e re e 51-të të Kuvendit Popullor të formojë një qeveri, edhe nëse kjo është me çmimin e kompromiseve. Këtë e tregon një sondazh përfaqësues kombëtar i kryer nga Agjencia Sociologjike “Gallup International”..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..