Më 14 shtator Kisha Ortodokse Bullgare shënon një nga festat e mëdha në kalendarin e vet festiv - Ditën e Lartësimit të Kryqit të Nderuar ose Krëstovden (bullgarisht). Ky është një nga katër ditët në vit, kur besimtarët mund të përkulen në shenjë nderimi përpara Kryqit të Krishtit. Të tjerat janë në të dielën e tretë nga Kreshma e Madhe - Falja e Kryqit, ditën e pestë nga Java e Madhe - e Premtja e Madhe, si dhe më 1 gusht - Dalja e Kryqit.
Gojëdhënat dhe legjendat për festën janë të shumta. Njëra prej tyre tregon se, në themel është nëna e perandorit Konstantin i Madh, Shën Elena. Pas një kërkimi të gjatë, në Palestinë, ajo mundet të gjejë varrin në të cilin është varrosur Jezu Krishti. Me një nga tre kryqet e zbuluara në të, ringjall një njeri të vdekur vonë. Shën Elena merr një copëz nga kryqi jetëdhënës me vete, kurse pjesën tjetër e le në Varrin e ndërtuar të Zotit në kishën “Ringjallja e Krishtit”. Më 13 shtator vite të shumta më vonë, kisha është përuruar, kurse në ditën tjetër, kryqi është lartësuar mbi kokat e besimtarëve. Që atëherë të krishterët mblidhen, që të shikojnë dhe të luten përpara Kryqit të Shenjtë.
Kjo traditë është transferuar dhe tek ne - në zonën e quajtur bullgarisht Krëstova Gora (Pylli i Kryqit), në Rodopet e Mesme. Në një largësi prej 200 kilometrave nga kryeqyteti, Mali i Kryqit tërheq të rinj e të moshuar - të luten për shëndet dhe për shërimin e sëmundjeve të tyre të rënda. Besohet se, aty po kështu është groposur një pjesëze e vogël nga Kryqi i Shenjtë.
Për historinë e shenjtërisë të zonës Krëstova Gora (Pylli i Kryqit) në Rodopet dhe në vendin rreth tij mëson dhe mbreti bullgar Boris i III (1918-1943), nga një vetmitar i cili i është përkushtuar besimit tek Zoti. Ai i ka treguar se ai merr vizione, të cilat tregojnë se, një pjesë, një grimcë e vogël nga Kryqi i Krishtit me të vërtetë është i fshehur në majë, ku dikur është ngritur një manastir, i cili ka qenë i shkatërruar deri në themel nga turqit, gjatë njërit prej sulmeve të tyre. Aty sipas vizionit, është dashur të ngrihet një kryq i madh prej metali.
Më 1 maj 1936 kryqi prej metali është i vendosur në majë, kurse pas shenjtërimit të tij, një pëllumb i bardhë e drejtoi turmën e njerëzve drejt lartësisë perëndimore të majës Krëstov, ku nën shkëmbin në të cilin ai është ulur, ka buruar ujë. Prandaj mbi të ngrenë një kryq të dytë prej metali, bashkë me një kishë të vogël, të ndërtuar nga dhuruesit . Gjatë vitit 1994 kryqi , i dhuruar nga mbreti Boris i III zhduket. Më vonë e kanë gjetur në pyll, kurse 7 muaj më vonë është i vendosur në kishën e re të ndërtuar.
Sipas traditës në Ditën e Lartësimit të Kryqit të Nderuar respektohet një kreshmë mjaft e fortë, kurse gruaja më e moshuar në shtëpi duhet të përgatisë bukë, të quajtur Pitja e Krishtit. Për bujqësinë kjo ditë ve fillimin e stinës vjeshtore të punës dhe atëherë fillon mbjellja e kulturave dhe drithërave dimërore. Në disa rajone të vendit festa quhet grozdobernik ose dita e vjeljes së rrushit, sepse i jepet fillim vjeljes së rrushit.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES, arkiv
Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..
Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..
Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..