Tenistja bullgare Cvetana Pironkova prapë është në renditjen javore të WTA nën numrin 156 me aktiv nga 430 pika, të cilat i fitoi duke arritur çerekfinalet e Kampionatit të Hapur të ShBA-së. Para saj në ranglistën botërore në vendin e 136 me 509 pika është tenistja tjetër bullgare Viktorija Tomova.
Te meshkujt tenisti bullgar Grigor Dimitrov është në vendin e 22. Gjatë kësaj jave ai garon në Turneun Mastеrs 1000 në Romë. Më 14 shtator Dimitrovi, i cili është № 15 në skemë do të ndeshet me italianin Gianluca Mager.
Shahistet bullgare përfunduan në vendin e 10-të në renditjen përfundimtare të Olimpiadës së Shahut, e cila u mbajt në Budapest të Hungarisë. Në ditën e fundit të garës, Bullgaria mundi Italinë 3.5 me 0.5. Antoaneta Stefanova, Nurgul Salimova dhe..
Për të dhjetën vit, Bullgaria merr pjesë në Javën Evropiane të Sportit #BeActive. Në periudhën 23-30 shtator, Ministria e Rinisë dhe Sportit organizon aktivitete të shumta për inkurajimin e marrjes aktive me sport, përmirësimin e aktivitetit fizik..
Një nga maratonat më sfiduese në Bullgari, ultramaratona Pirin Ultra, zhvillohet në malin Pirin. Gara mbahet mes bukurisë madhështore, shtigjeve shkëmbore dhe majave të Pirinit nga 21 deri më 23 shtator. Sipas aftësive të tyre, pjesëmarrësit..