“Një dorëheqje fsheh rreziqe për situatën ekonomike në vend, e cila si rezultat i kësaj do të vështirësohet. Nuk ka garanci se pas zgjedhjeve do të formohet shumë shpejtë qeveria e re.” Këtë e tha para BNR deputeti i partisë GERB Toma Bikov. Ai edhe një herë ripohoi qëndrimin e pushtetarëve se zgjedhjet duhet të jenë të rregullta, jo para afatit. Pozita e GERB-it është e diktuar nga dëshira që gjatë muajve të ardhshëm të jetë përgatitur viti i ardhshëm financiar ekonomik.
Lidhur me anketimet sociologjike që tregojnë uljen e përkrahjes për partinë GERB, Bikov komentoi se situata është shumë dinamike dhe nuk është e sigurt nëse në zgjedhjet tabloja do të jetë e njëjtë.
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..