I vendosur nëpër vargmalin Tjanshan në Azinë e Mesme, Kirgistani është i njohur shumë dobët në Bullgari. Mbase asociacioni i parë është për majat Lenin dhe Han Tengri i cili gjendet në kufirin midis Kirgizisë dhe Kazakistanit, të ngjitura nga alpinistët bullgarë. Dhe pavarësisht nga kjo aty gjendet një nga perlat e shpërndara nëpër botë nga “qaforja e popullit bullgar”.
“Diaspora bullgare në Kirgistan është e vogël, por jashtëzakonisht e bashkuar”. Këtë e shkroi në një koment të vet në facebook-faqen e redaksisë së gjuhës ruse të Radio Bullgarisë lexuesi ynë Andrej Rizhkov . Vet ai është një bullgar etnik dhe interesohet shumë nga çdo gjë, lidhur me Bullgarinë. “Prandaj ndjek publikimet e Radio Bullgarisë - ato propozojnë një informacion shumë interesant dhe të dobishëm për vendin”, thotë Andrej.
Në Kirgistan jetojnë rreth 500 bullgarë etnik, të përqendruar kryesisht në fshatrat Maevka dhe Leninskoe.“Bullgarët në Kirgistan janë njerëz të mirë dhe punëdashës dhe realizohen me sukses në punën e tyre”, thotë Andrej dhe jep si shembull trajnerin e merituar të republikës në mundjen klasike Petër Jaloma, të cilin që të gjithë e respektojnë dhe e duan.
Bullgarët e Kirgistanit mbajnë lidhje midis tyre, mblidhen për festat bullgare si Gjyshe Marta, 3 marsi, Dita e Shkrimit Sllav. Pjekin byrekë në bazë të recetave të gjysheve të veta. Për shembull gatuajnë byrek me lakër arme, por në mënyrë krejtësisht të ndryshme nga kjo në të cilin ne e përgatisim në Bullgari - me ajkë qumështi dhe vezë. Pinë çaj, raki, të sjellë nga Bullgaria dhe këndojnë këngë bullgare.
“Në Leninskoe akoma ka klane familjare, të cilat dhe sot respektojnë traditat bullgare, dhe flasin bullgarisht.Por, mjerisht ato janë pak”, tregon Larisa Tashmatova. Ajo është drejtoreshë e shoqatës lokale të bullgarëve dhe prezanton diasporën bullgare në Asamblenë e Popullit të Kirgistanit. Bashkimi quhet “Rilindja” meqenëse qëllimi i tij kryesor është të rinovojë frymën bullgare. Aty bullgarët vendas mësojnë traditat bullgare, vallet , gjuhën dhe historinë.
“Ne e prezantojmë Bullgarinë në ngjarje të ndryshme në Kirgistan. Zhvillojmë ekspozita, festivale. Bullgarët këtu janë shumë pak. Shumica madje nuk e dinë se ekzistojmë. Në sajë të pjesëmarrjeve tona ata mësojnë për ne”, tregon me shumë emocion Llarisa Tashmatova. Bullgarët vendosen në Kirgistan në disa valë. E para prej tyre është nga koha e Perandorisë Osmane - në mesin e shekullit të 18, tregon Llarisa Tashmatova.
Vala e dytë dhe mjaft më e madhe është gjatë viteve 1908-1912. Ajo përfshin të shpërngulurit nga Besarabia dhe Krimeja, të ndjekur nga reforma agrare e Pjotër Stolipin.
Historitë e të shpërngulurve janë të larmishme si jeta. E përmbushur me peripeci të shumta është historia familjare e lexuesit tonë Andrej Rizhkov. Nëna e tij ka lindur në Gadishulin e Krimesë, por është trashëgimtare e një fisi nga qyteti Veliko Tërnovo.
“Gjatë kohës së Luftës Ruso-Turke nga vitet 1877-1878, turqit, e inatosur pas humbjes së betejës pranë qytetit Pleven, fillojnë ta terrorizojnë popullsinë bullgare. Në kërkim të shpëtimit stërgjyshërit tanë kalojnë nga ana tjetër e lumit Danub. Perandori rus Aleksandër II ju lejon të vendosen në Besarabi dhe në Krime. Në Gadishullin e Krimesë ata krijojnë Zheljabovska - një fshat i pasur, në të cilin bullgarët kanë rritur rrush dhe kultura të tjera bujqësore. Aty lind nëna ime. Aty ka pasur shkollë me mësim në gjuhën bullgare, të cilën nëna ime e ka përfunduar”, tregon Andrej. Andrej lind në Taxhikistan , kurse profesioni i tij i inxhinierit të fluturimeve të TU 154 e shpie në Kirgistan. Gjatë vitit 2013 me gruan e tij nisen për në Bullgari, në Burgas, ku blejnë shtëpi. Kështu u realizua jo vetëm ëndrra ime, por dhe ëndrra e gjithë familjes sime. Dhe mamaja ime sigurisht që gëzohet bashkë me ne nga lart”, tregon Andrej Rizhkov.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografitë janë të dhëna nga Llarisa Tashmatova
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori..