Kryetarja e Parlamentit Cveta Karajançeva nderoi në majën Kajmakçalan në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut kujtesën e ushtarëve të vrarë bullgarë gjatë Luftës së Parë Botërore, bëri të ditur BTA. Në fjalimin e vet ajo tha se Kajmakçalan është një nga shtyllat e kujtesës kombëtare, famës luftarake dhe nderit ushtarak bullgar.
Mbi 6000 ushtarë dhe oficerë filluan betejat gjatë muajit gusht të vitit 1916. Gjatë tetorit nga maja u kthyen më pak se 800.
Nga breshëria e artilerisë së Antantës lartësia e Kajmakçalan u ul nga 2532 në 2521 metra.Thirrja e kishës është të mbledhë ata që janë ndarë, deklaroi patriarku i ri bullgar Daniil para liturgjisë së tij të parë të shenjtë. “Ka shumë detyra. Sot është një ditë e veçantë, në të cilën festohet kthimi i relikteve të Shën Ivan Rillskit..
Për herë të parë, dy nga vendet më misterioze arkeologjike në Rodopet Lindore janë studiuar në detaje nga ajri. Arkeologët bullgarë fotografuan kompleksin shkëmbor Harman Kaja pranë fshatit Bivoljane dhe kështjellën e lashtë Asara pranë Tatul me të..
Menjëherë pas festës së madhe të krishterë të Rrëshajave, po festojmë ditën e Shpirtit të Shenjtë - personi i tretë i Trinisë së Shenjtë. Festa kishtare është gjithashtu e fundit para festës së të Gjithë Shenjtorëve, e cila përfundon ciklin e Pashkëve...