Menjëherë pas festës së madhe të krishterë të Rrëshajave, po festojmë ditën e Shpirtit të Shenjtë - personi i tretë i Trinisë së Shenjtë. Festa kishtare është gjithashtu e fundit para festës së të Gjithë Shenjtorëve, e cila përfundon ciklin e Pashkëve. Shërbimi sot është në lavdërim të Shpirtit Më të Shenjtë dhe Jetëdhënës të bashkuar me Atin dhe Birin. Pa hirin e Shpirtit të Shenjtë, sakramentet e kishës janë të pamendueshme, sepse ato kryhen vetëm nëpërmjet Tij. Prandaj, dhurata e Rrëshajave bëhet kuptimi dhe përmbajtja e jetës së krishterë, në të cilën shfaqet dashuria dhe kujdesi për njeriun. Me besim, jeta e njeriut ndryshon dhe kjo është dëshmia më e madhe e së vërtetës së mësimit të Krishtit.
Në ditët e sotme, kur sfidat dhe lidhjet me botën materiale i shoqërojnë vazhdimisht të krishterët, bëhet gjithnjë e më e vështirë të ruhet kjo dhuratë e mrekullueshme e hirit të Perëndisë. Shumë afër pranë vendit tonë, jemi dëshmitarë të persekutimeve të tmerrshme ndaj të krishterëve ortodoksë, të cilat mund t'i krahasojmë me ato të kohës së Revolucionit të Tetorit apo të krishterëve të hershëm. “Përndjekjet ndaj Kishës nuk kanë ndaluar”, kujton Mitropoliti i Vidinit Daniil, një nga tre kandidatët për patriark të shpallur nga Sinodi i Shenjtë, në një intervistë speciale për Radio Bullgarinë. Ato fillojnë që nga lindja e Shpëtimtarit dhe më pas i shoqërojnë apostujt e shenjtë dhe Kishën e Krishtit që nga fillimi deri në ditët e sotme. “Është e rëndësishme të dimë atë që kemi marrë dhe ta ruajmë”, kujton Mitropoliti Daniil dhe shton se besimi është i lidhur me devotshmërinë dhe ruajtjen e pastërtisë së tij në kuptimin dogmatik.
“Në kaq shumë sprova që ka përjetuar kisha, ne kemi shembullin е etërve të shenjtë - vuri në dukje Mitropoliti i Vidinit Daniil. - Për shembull, gjatë ikonoklazmës, aq shumë perandorë që kishin pushtet të plotë në perandori internuan patriarkët dhe përgjithësisht këdo që i kundërshtonte ata. Ikonat e tempujt u dogjën, u prenë dhe u shkatërruan. Kishat, manastiret u kthyen në kazerma. Në vitet e para pas revolucionit bolshevik, persekutimet kundër kishës në ish-Bashkimin Sovjetik ishin gjithashtu të tmerrshme, ndoshta më mizoret dhe më masivet në të gjithë historinë e kishës - masakrat ndaj priftërinjve, shkatërrimi i qindra e mijëra kishave, tentativat për të ndryshuar vetë institucionin. Diçka e ngjashme po ndodh sot në Ukrainë. Tani kjo përpjekje për ndërrim kalon përmes krijimit të së ashtuquajturës Kisha Ortodokse në Ukrainë nga Patriarku Bartolomeu i Kostandinopojës në vitin 2019, duke pasur parasysh faktin se në Ukrainë ekziston një kishë kanonike e njohur botërisht - Kisha Ortodokse e Ukrainës, e kryesuar nga Mitropoliti Onufri i Kievit. Ky veprim jokanonik nga ana e Patriarkut Bartolomeu çoi në ndarje edhe më të madhe në Ukrainë."
Numri i të krishterëve ortodoksë në kishën ortodokse ukrainase të kryesuar nga mitropoliti Onufri tejkalon ata që i përkasin strukturës së kishës së sapokrijuar.
Klerikët e kësaj strukture në praktikë kanë probleme me pasardhjen apostolike, mes tyre ka persona që janë shuguruar nga civilët, pra nuk ka vazhdimësi të hirit apostolik. E megjithatë, Patriarku Bartolomeu u përpoq t'i legjitimojë ata duke nxjerrë të ashtuquajturin Tomos - një dokument për themelimin e kësaj strukture jokanonike.
"Ai nënshkroi dhe shpalli dy struktura jokanonike, duke i bashkuar ato në të ashtuquajturën Kishë Ortodokse në Ukrainë dhe duke e njohur strukturën e sapokrijuar si një kishë ortodokse kanonike në Ukrainë. Ne pyesim, megjithatë, cili është fati i Kishës Ortodokse të Ukrainës, me në krye Mitropolitin Onufri, e cila u njoh para pesë vjetësh dhe njihet edhe deri më sot nga të gjitha kishat ortodokse? Kanë kaluar pesë vjet dhe kishat, përfshi këtu ato greqishtfolëse, si Kisha Shqiptare, apo kisha që janë pranë Patriarkanës së Kostandinopojës, si Patriarkana e Jeruzalemit, Patriarkana e Antiokisë, nuk i njohin këto struktura. Ka një letër shumë të bukur nga kryepeshkopi shqiptar i Tiranës Anastasi – ai arsyetoi qëndrimet e veta për këtë çështje dhe theksoi se dhënia e këtij Tomosi grupeve skizmatike me një priftëri problematike nuk është e pranueshme. Patriarku Bartolomeu ishte i bindur se në këtë mënyrë miliona të krishterë ortodoksë, të privuar nga bashkësia me Kishën, do t'i bashkoheshin asaj. Por në vend që të ketë paqe, siç supozonte, ai ndezi një ndarje edhe më të dhunshme, në të cilën fjalë për fjalë ata burra që ai i kishte shpallur kanunorë, filluan të persekutonin kishën kanunore. Ata marrin tempuj, rrahin priftërinjtë, vrasin, a janë këta të krishterë? Është absurde, por ndarja është fakt”.
Sipas Mitropolitit Daniil, ndarja nuk është vetëm në Ukrainë, por edhe ndër kishat ortodokse. Ka mitropolitë që nuk e njohin këtë strukturë, por ka edhe të tillë që e njohin. Përveç kësaj, Tomosi thotë se Kisha Ortodokse në Ukrainë e njeh Patriarkun e Kostandinopojës si kreun e saj, siç e njohin të gjitha kishat e tjera ortodokse. Dhe për këtë çështje, mësimi ortodoks është mjaft i qartë se kreu i Kishës Universale është vetë Jezu Krishti. “Dhe pikërisht për shkak se jeta e një të krishteri ortodoks është një provë, ne duhet të respektojmë mësimet e kishës – thekson Mitropoliti Daniil. – Këto rregulla e ndalojnë kategorikisht kreun e një kishe të huaj të ndërhyjë në punët e një kishe tjetër ortodokse autoqefale”.
Dhe këtu lind pyetja, ku është Kisha jonë? - "Ne jetojmë në këtë botë, ndjekim ngjarjet, duhet të mbrojmë kanunet, të vërtetat dogmatike të besimit tonë dhe të përpiqemi të jetojmë me devotshmëri" - përgjigjet Mitropoliti Daniil.
Dhe duke iu përgjigjur pyetjes se cili duhet të jetë patriarku i ardhshëm, ai jep si shembull patriarkun tonë të bekuar Maksim, shërbimi patriarkal i të cilit kaloi dy periudha të vështira sprovash të mëdha, socializmin dhe përçarjen në 1992. “Me gjithë vështirësitë, ai arriti të ruajë unitetin e kishës jo me forcë dhe goditje në tryezë, por me takt, durim, guxim dhe maturi”, theksoi Mitropoliti Daniel dhe shtoi se uniteti në kishë arrihet pikërisht në këtë mënyrë:
“Atëherë, kur ky unitet është bindja dhe sakrifica personale e secilit, atëherë kisha është e pamposhtur. Pra, patriarku para së gjithash duhet të jetë ortodoks, vetë të ruajë sakramentin e besimit me një zemër të pastër dhe t'i respektojë njerëzit. Kur ekziston pëlqim, atëherë patriarku është figura që duhet të mishërojë dhe të kërkojë këtë pëlqim.”
Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..
Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..
Arkeologët studiuan një nekropol në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll. Perimetri në të cilin ndodhet është pjesë e historisë së Apolonisë Pontika dhe daton në shekullin e IV-të para Krishtit. “Kjo është një zonë me varrime interesante,..
Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë..