Ambasadori i Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut Angell Angellov i dorëzoi Kryetares së Bashkisë së Tetovës Teuta Arifi një dhuratë prej pajisjesh mjekësore dhe pakosh ushqimore. Dhurojmë 14 kostume mbrojtëse, të cilat mund të përdoren deri në 50 herë. Këto janë 700 ditë pune për mjekët e vijës së parë. Kemi siguruar dhe ndihmë humanitare për ushqimin e 30 familjeve të dobëta sociale.
“Po flasim për vazhdimin e bashkëpunimit tonë në të ardhmen, në lidhje me Qendrën ditore për fëmijë me autizëm, që të mund të tregojmë solidaritetin tonë me njerëzit dhe fëmijët, të cilët ndeshen me këtë problem, tha Angellov. Kryetarja e Bashkisë së Tetovës Teuta Arifi nënvizoi se ky gjest i ambasadës është shumë i rëndësishëm në kohërat e vështira, siç është tani kriza e Covid-19.Muzeu i Rilindjes Bullgare në Varna paraqet një koleksion prej 15 kostumesh autentike popullore nga koleksioni i Muzeut Historik në qytetin e Popovos. Kostumet me vlerë janë nga rajonet pranë qytetit Ellhovo dhe Ivajllovgrad, si dhe vende që janë..
Qendra e Trajnimit të Aviacionit në Aeroportin e Sofjes u akreditua nga Shoqata Botërore e Aeroporteve (ACI) dhe i bashkohet grupit elitar të 21 qendrave të trajnimit, duke përfshirë ato të aeroporteve kryesore evropiane si ai i Mynihut, Stambollit dhe..
Temat lidhur me burimet e rinovueshme dhe fatkeqësitë natyrore mblodhën së bashku nxënës nga shkolla bullgare e së dielës "Asen dhe Ilija Pejkovi" në Romë, Gjimnazi i Parë i Gjuhës Angleze në Sofje dhe shkolla e mesme Greve pranë Kopenhagës. Projekti..
“Vendi në Francë ku së bashku vizatojmë të ardhmen bullgare të fëmijëve tanë” – kështu e përshkroi Janeta Dimitrova vendin e saj të punës – Shkollën..