Pasi gjatë vitit të kaluar kaloi me not 44,7 kilometra nga qepi Emine deri në qepin Maslen Nos dhe u bë atleti i vetëm , i cili ka kapërcyer me not ujërat e Gjirit të Burgasit, ai rrit në vetvete edhe një ëndërr tjetër - të mund të përballojë një sprovë përtej mundësive fizike njerëzore.
Në mbrëmjen e ditës së shtunë më 22 gusht Canko Cankov del nga pishina e kompleksit “Flora” në qytetin Burgas si njeriu i parë në botë, i cili ka notuar më shpejt në vazhdim të 12 orëve në një pishinë 50 metrash. Ai e fillon maratonën e vet në orën 7 e 30 minuta dhe gjysmë ditë më vonë e ndalon numërimin e vet elektronik në 50 kilometra e 600 metra.Kurse kur e hedh vështrimin drejt tablosë ndriçuese, e kupton se, rekordi prej 41,2 kilometrash e sllovenit Martin Strell asnjëherë më shumë nuk do të respektojë më asnjë ëndërrues në not.
Kampioni 33 vjeçar beson se, ka lindur me një psikikë të shëndosh për gara, të cilën e formon edhe më shumë gjatë viteve në stërvitje dhe gara. Pikërisht asaj ai i përkushton arritjen e vet të mahnitshme, me qenë se pikërisht psikika zë 70% nga vlera e rekordit. Pjesën tjetër noteri bullgar e realizon gjatë stërvitjeve të përditshme 5 orësh në pishinë të hapur nën rrezeve të pamëshirshme të diellit.
Por, një faktor i vetëm mbetet akoma i panënshtruar kontrollit të kampionit - koha, e cila mundet të zgjatet dhe të mblidhet sipas logjikës, të pa kuptuar dhe deri më sot nga shkencëtarët.
“Në momente të caktuara ndieja, se koha në pishinë kalon shumë shpejt, pavarësisht se kryeja një punë monotonie - tregon Canko Cankov përpara Radio Bullgarisë.Mundesha të mbaj një përqendrim jashtëzakonisht të lartë - thjesht kishte gjëra të shumta, për të cilat të mendoja gjatë kohës së notimit.Mendimet e mia ishin të lidhura me ritmin, me teknikën, me faktin të mos të mbetem mbrapa nga grafiku i rekordit botëror, deri në kohën e cila mbetej për pirjen e pijeve speciale. Kurse në disa momente të shkurtra përfytyroja fitoren, rekordin botëror dhe kënaqësinë të cilën do ta provoja në qoftë se mundesha ta arrija, dhe kështu pothuajse nuk e kuptova sesi kaluan gjashtë orët e para nga notimi”.
Pikërisht atëherë formohet kufiri i mundësive fizike dhe kontrollin e merr përsipër psikika.
“Momentet e vështira filluan nga mesi i distancës- shton noteri. Pata disa kriza të rënda të organizmit, të cilat si rregull sjellin pas vetes kriza psikologjike, sepse gjendja fizike e njeriut si dhe psikika janë shumë të lidhura me njëra tjetrën”.
Në asnjë moment nga notimi Canko Cankov nuk e shkon nëpër mend faktin se mund të mos të ketë sukses. “Që nga fillimi i dhashë llogari vetes se ky rekord botëror është krejtësisht në kufijtë e mundësive të mia.E dija 100% dhe besoja se, jam në gjendje që ta arrij”, nënvizon ai.
“Kur njeriu i ve një qëllim vetes - dhe kjo është e lidhur me të gjitha fushat e jetës, ai mund ta arrijë, mjaft që të jetë gati të paguaj çmimin- thotë Canko Cankov. Kurse çmimi për një arritje të ngjashme sportive është shumë i lartë. Këto janë orë të gjata të një stërvitjeje, nuk mund të jesh me njerëzit e afërt, duhet të mbash një regjim sportiv me një shtrirje të herët dhe ngritje të shpejt. Vështirësi të shumta kam pasur dhe gjatë kohës së përgatitjes, përfshi dhe financiare, sepse pas një rekordi qëndron një ekip i tërë”.
Kampioni i madh akoma nuk e ka festuar fitoren e tij, por shikon drejt arritjes dhe qëllimit të tij tjetër “të paarritshme” -të bëhet njeriu i parë në botë, i cili ka kaluar me not Ngushticën e Gjibraltarit e cila është e përmbushur me rryma të forta, me erëra të stuhishme, dallgë të mëdha dhe ndërrime të shpeshta të temperaturës.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BTADuke filluar nga sot, 22 shtator, qyteti ynë detar Burgas pret festivalin e parë evropian të gjimnastikës për personat mbi 50 vjeç /Golden Age Gym Festival 2024/ për vendin tonë. Më shumë se 1400 përfaqësues nga 19 vende nga Evropa dhe Japonia po..
Tenisti më i mirë bullgar, Grigor Dimitrov, mposhti kampionin olimpik nga Lojërat Paris 2024, Novak Gjokoviq, në një ndeshje bamirësie në Sofje të organizuar nga Fondacioni “Grigor Dimitrov”. Ndeshja përfundoi me rezultat 6:4, 2:6, 10:6 për..
Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, dhe ish-numri 1 i botës për meshkuj, Novak Gjokoviq, do të përballen në një ndeshje bamirësie. Biletat për ndeshjen, e cila nis në orën 20:00 në sallën Arena Sofia në kryeqytet, janë shitur brenda pak..