Këngëtarja jonë e njohur e krahinës së Trakisë festoi 90 vjetorin e vet më 7 shtator. Gjatë rrugës së saj të gjatë profesionale ajo gjithmonë është mbështetur tek besimi, se “burimi i këngëve është i thellë dhe ai nuk ka për të shteruar kurrë”. Zëri i saj alt është i thellë dhe i bukur, me të cilin i dredh ornamentet e ndërlikuara melodike nga krahina e Trakisë. Jo rastësisht, këngët e ngadalta, më në veçanti ato me një recitim, janë frymëzimi i saj. Jo njëherë, pikërisht me to ka shkaktuar tek ne si dhe nëpër botë duartrokitje të stuhishme. Gjatë viteve Stajka Gjokova u imponua si një emblemë e këngës trake.
Ajo është trashëgimtare e fiseve të këngëtarëve, të ardhur nga qyteti Çirpan. Ka lindur gjatë vitit 1930 në fshatin Tastepe (sot Smollnik) në afërsi të qytetit Karnobat. Akoma si fëmijë këndon nëpër tubime, kurse në mbrëmje me zërin e saj ka pritur korrësit e lodhur nga fusha. Gjatë vitit 1951 ajo paraqitet në një konkurs në Radion Kombëtare dhe e mahnit komisionin me zërin e saj tepër karakteristik dhe të veçantë alt. Që në këtë periudhë fillon veprimtaria e saj shumëvjeçare incizuese si dhe veprimtaria e lidhur me koncertet. Me paraqitjet e saj skenike ajo shkon anë e mbanë nëpër tërë Bullgarinë si një pjesë nga grupet “Kënga jonë”, “Kënga Bullgare”, “Kënga e Trakisë”. Ajo ka qenë në Evropë, Azi dhe Afrikë.
“Fisi i nënës sime kanë qenë këngëtarë të mëdhenj - kujtohet në një intervistë për Radio Bullgarinë këngëtarja e njohur. Gjyshja ime Maria kur ka filluar të këndojë ka shuar fitilin e kandilit. Kaq zë të fortë ka pasur. Bukuria e këngëve të mia, zbukurimet e ndërlikuara i kam trashëguar nga fisi i babait tim. Çdo një nga këngët e mia është me një tekst të fortë, i cili tregon për ndonjë farë ngjarje, kurse melodia gjithmonë i përgjigjet tekstit. Më shumë këngë kam mësuar nga gjyshja ime Stajka dhe nga babi im. Shumë këngë këndova dhe jashtë shtetit.
Më kujtohet, qesha në një turne në Itali dhe këndova në një shesh përpara shumë njerëzve. Në një moment tek unë erdhën 4 burra, biseduam, më qerasën me bonbone. Unë futa një bonbone në gojë, kurse një nga meshkujt kërkoi që të nis të këndoj fill pas kësaj. Pas kësaj ata u prezantuan dhe më thanë se janë këngëtarë të operës dhe më përshëndetën me një arie. Më treguan për dyshimet e tyre se kam ndonjë mekanizëm në grykë, që të mund të këndoj kështu, por janë bindur se kjo nuk është e vërtetë. Akoma më vijnë letra dhe dua shumë që të mund të përshëndes adhuruesit e mi. Në sajë të tyre jam kjo që jam. Këngët e mia janë kaq të shumta në numër, saqë dhe dy jetë të kem, nuk do më mjaftojë për t’i kënduar të gjithë”.
Fondi incizues i Stajka Gjokovës në Radion Kombëtare Bullgare numëron më shumë se 150 këngë nga krahina e Trakisë. Kurse folkloristët Elena Stoin dhe Mihaill Bukureshtliev kanë deshifruar për arkivin e Akademisë Kombëtare të Shkencave 200 këngë nga repertori i saj. Më shumë se 40 mbartës të ndryshëm të muzikës (pllaka, kaseta, disqe) ruajnë pasurinë e këngëve të saj.
Për nder të këngëtares sonë të madhe, në vitet e para të mijëvjeçarit tonë të ri, bashkia Karnobat themelon konkurs për talent të rinj “Me këngët e Stajka Gjokovës”. Këngëtarja është mbajtëse e “Lirës së Artë” të Bashkimit të Veprimtarëve Bullgarë të Muzikës dhe të Vallëzimit dhe të statujës “Nestinarka” të Festivalit Ndërkombëtar Folklorik në qytetin Burgas për merita të veçanta ndaj traditës muzikore të Trakisë. Kurse në lidhje me 90 vjetorin e saj doli një përmbledhje me këngë “Këndon Stajka Gjokova”, që përfshin këngë me nota nga repertori i saj si dhe momente nga jeta e saj.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Qyteti shqiptar i Pogradecit, i vendosur në bregun jugperëndimor të liqenit të Ohrit, është një vend ku jetojnë dhe punojnë shumë qytetarë shqiptarë me origjinë bullgare. Qyteti është qendra e bashkisë me të njëjtin emër në qarkun e Korçës, në..
Bullgarët në Shqipëri janë njohur si pakicë kombëtare në vitin 2017, por nuk kemi të dhëna zyrtare për numrin e tyre, pasi ende nuk janë publikuar të dhënat përfundimtare nga regjistrimi i popullsisë së vitit të kaluar. Jo pak shqiptarë me vetëdije..
Vështirë se ekziston një djalë që nuk ka dashur të bëhet astronaut. Edhe pse më rrallë, të tilla aspirata kanë edhe vajzat. Mes tyre është udhëtarja Izabella Shopova, heroi më i madh i së cilës në fëmijëri ishte Yuri Gagarin. Ajo i përshkruan udhëtimet e..
Në festën e Hyrjes së Nënës së Zotit në Tempull më 21 nëntor sipas Kalendarit Gregorian dhe Ditën e Kryeengjëjve Mihaill dhe Gavrijil sipas Kalendarit..