Protestat antiqeveritare po vazhdojnë tashmë 61 ditë. Aktualisht nuk ka udhëkryqe të bllokuara.
Në Sofje dje në mbrëmje të pakënaqurit nga pushteti kaluan nën shenjën e Bashkimit të Bullgarisë, që nga sheshi “Nezavisimost” /"Pavarësia"/ deri në Orllov Most /"Ura e Shqiponjave"/ dhe ndaluan përkohësisht lëvizjen. Ndërkaq një procesion kundër Presidentit Rumen Radev kaloi përmes qendrës së kryeqytetit me thirrje për dorëheqjen e Kreut të Shtetit.
Në Plovdiv një procesion me emrin “Marshimi Kombëtar Bashkim” kaloi në bulevardin qendror “Mbreti Boris III Bashkuesi”. Para Monumentit të Bashkimit gjatë ceremonisë zyrtare me fishekzjarrë demonstruesit thërrisnin kundër kryetarit të Bashkisë së Plovdivit Zdravko Dimitrov, Kryetares së Kuvendit Popullor Cveta Karajançeva dhe prefektes Dani Kanazireva. Gjatë fjalimit të Presidentit situata u qetësua.
Në Varna gjithashtu u zhvillua një procesion paqësor, ku protestuesit bënë thirrje që demonstrata të jetë shprehje e përgjegjësisë civile dhe e qëndrimit ndaj së kaluarës herorike të Bullgarisë
Edhe në Manhajm të Gjermanisë bashkatdhetarët tanë shënuan Bashkimin e Bullgarisë dhe dërguan një video-fjalim si shenjë e përkrahjes ndaj protestuesve kundër qeverisë së Borisovit.
Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..
Rumania dhe Bullgaria kanë një shans për t'u bashkuar me zonën Shengen dhe me rrugë tokësore nga janari 2025. Kështu deklaroi ministri i brendshëm hungarez Sándor Pintér pas një takimi jozyrtar në Budapest të ministrave të brendshëm të Hungarisë,..
Sofia Christmas Fest do të hapet sonte në parkun përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në zemër të Sofjes. Edicioni i tretë i festivalit fillon në orën 18:30. me një program të pasur dhe atraksione. Kënaqësi të ndryshme të kuzhinës, pije të nxehta..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..