Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria shtroi çështjen për respektimin e Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë me Maqedoninë e Veriut

Foto: Twitter /@EZaharievaMFA

Ministrja e Jashtme Ekaterina Zaharieva nguli këmbë për rifillimin sa më të shpejtë të punës së Komisionit të Përzier Multidisiplinar në kuadrin e Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë me Maqedoninë e Veriut. Në një bisedë telefonike me Ministrin e ri të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani Zaharieva insistoi për zbatimin e tërësishëm të Traktatit të nënshkruar në Shkup para tre vitesh, bënë të ditur reporterët e BNR-së. Puna e Komisionit ishte bllokuar nga kundërshtimet për Goce Dellçevin, më vonë edhe nga thirrja e zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoninë e Veriut.

Zaharieva dhe Bujari kanë shqyrtuar edhe takimin e ardhshëm të nivelit të lartë në kuadrin e Presidencës së përbashkët të Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor gjatë muajit nëntor në Sofje.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Veshje dhe armë bullgare të Mesjetës së Vonë ekspozohen në Kalanë Baba Vida

"Veshjet dhe armatimet bullgare të Mesjetës së Vonë" - kështu titullohet ekspozita e re e përhershme në Kalanë "Baba Vida" në qytetin e Bullgarisë Veriperëndimore Vidin. Në të vizitorët mund të shohin veshjet, armët dhe armatimet e Mesjetës..

botuar më 24-07-04 6.10.PD

Parashikimi i motit për 4 korrikun 2024

Ditën e enjte mbi vend do të ketë vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 23°, në Sofje 15°. Temperatura maksimale do të jetë nga 25 deri në 30°, në kryeqytet 25°. Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do..

botuar më 24-07-03 7.35.MD
Rumen Radev

Presidenti: Kriza politike vazhdon

“Është e qartë se kriza politike vazhdon dhe zgjidhja e saj kërkon jo vetëm lënien mënjanë të interesave personale dhe partiake, por kërkon edhe sjelljen e dukur.” Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev në margjinat e Kuvendit Popullor pasi deputetët..

botuar më 24-07-03 6.03.MD