Cvetana Pironkova po vazhdon përpara në Nju Jork në Kampionatin e Hapur të Tenisit në SHBA. Bullgarja, për të cilën ky është turneu i parë pas një mungese prej mbi 3 vitesh, fitoi kundër Garbinje Mugurisa (Nr. 10) nga Spanja. Kështu bullgarja 32 vjeçare nga Plovdivi regjistroi fitoren e saj të dytë në tenisin profesional që pas korrikut 2017, kur mori pjesë për herë të fundit në Wimbledon”. Pas kësaj ajo mjekonte një traumë dhe ndërkaq lindi djalin e saj të parë.
Në raundin e tretë të turneut bullgarja do të ndeshet me kroaten Donna Vekic.
Në raundin e dytë të edicionit të sivjetshëm të US Open bullgari Grigor Dimitrov humbi nga hungarezi Marton Fucsovics dhe largohet nga turneu.Pasi u bë e qartë se Federata Bullgare e Peshëngritjes kërcënohej me falimentim për shkak të gjendjes së rëndë financiare, lideri i DPS-Fillimi i Ri Deljan Peevski u takua me kryetarin e federatës Stefan Botev dhe u angazhua për zgjidhjen e problemit. Falë..
Sportistja më e mirë bullgare në skermë, Joana Ilieva, fitoi një medalje të artë në Kupën e Botës për Skermë për femra në Plovdiv. Në finale në sallën "Kollodruma" ajo mbizotëroi me 15:13 pikë ndaj italianes Chiara Mormile dhe kështu për herë të parë një..
Më 25 janar, shtëpia malore Aleko në malin Vitosha pranë Sofjes bëhet qendër e sporteve dhe argëtimit dimëror me rastin e Ditës Botërore të Borës . Festa Dimërore Vitosha 2025, organizuar nga Bashkia e Sofjes dhe "Sofja - Kryeqyteti Botëror i..
Sulmuesi i klubit grek PAOK, Kirill Despodov është futbollisti më i mirë në Bullgari për vitin 2024. Ai e fiton çmimin për herë të katërt radhazi dhe..