Cvetana Pironkova po vazhdon përpara në Nju Jork në Kampionatin e Hapur të Tenisit në SHBA. Bullgarja, për të cilën ky është turneu i parë pas një mungese prej mbi 3 vitesh, fitoi kundër Garbinje Mugurisa (Nr. 10) nga Spanja. Kështu bullgarja 32 vjeçare nga Plovdivi regjistroi fitoren e saj të dytë në tenisin profesional që pas korrikut 2017, kur mori pjesë për herë të fundit në Wimbledon”. Pas kësaj ajo mjekonte një traumë dhe ndërkaq lindi djalin e saj të parë.
Në raundin e tretë të turneut bullgarja do të ndeshet me kroaten Donna Vekic.
Në raundin e dytë të edicionit të sivjetshëm të US Open bullgari Grigor Dimitrov humbi nga hungarezi Marton Fucsovics dhe largohet nga turneu.Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..
Paraolimpisti Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e dytë olimpik në karrierën e tij. Atleti bullgar fitoi një medalje të artë në gjuajtjen e gjyles (kategoria F55) në Lojërat Paraolimpike në Paris. Paraqitja e shkëlqyeshme dhe 12.40 metrat e arritur..