Bashkimi i Bullgarisë, të cilin e shënojmë më 6 shtator, është gjithashtu festë e qytetit të dytë për nga madhësia në Bullgari Plovdiv. Tradicionalisht festimet në “Kryeqytetin e Bashkimit” do të fillojnë me një meshë të shërbyer nga Mitropoliti i Plovdivit Nikollaj.
Burra, gra dhe fëmijë do ta ringjallin kujtimin për ngjarjen e madhe historike për vendin tonë. Ata do të mishërohen në rolet e figurave kryesore historike, të cilat kanë kontribuuar për bashkimin e Bullgarisë së ndarë. Që të duken ngjarjet e rikrijuara maksimalisht autentike pjesëmarrësit nga Komiteti “Atdhedashuria” kanë rikrijuar uniformat e milicisë së Rumelisë në bazë të fotografive dhe dokumenteve nga fundi i shekullit të 19.
Me rastin e përvjetorit të 135 të Bashkimit të Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore Muzeu Regjional Historik në Plovdiv do të punojë falas. Qytetarët e Plovdivit dhe mysafirët e qytetit do të mund të njihen me ngjarjet rreth datës së madhe historike në ekspozitat “Rilindja Bullgare” dhe “Bashkimi i Bullgarisë nga viti 1885”.
Shikoni një pjesë të koleksionit prej sendesh dhe veprash artistike që mbajnë simbolikën e Bashkimit në publikimin “Qyteti Plovdiv ruan kujtimin për ditën e lavdishme të Bashkimit në një ekspozitë të posaçme”.
Foto: Muzeu Regjional Historik në Plovdiv
Më 25 korrik, Kisha Ortodokse Bullgare nderon Fjetjen e Anës - shenjtores që lindi Marinë, e cila është nëna e ardhshme e Jezu Krishtit. Shën Anna konsiderohet mbrojtëse e martesës, familjes dhe mëmësisë, si dhe mbrojtëse e virgjëreshave, të..
Më 20 korrik, në mes të ditëve më të nxehta, Kisha jonë nderon profetin e Dhiatës së Vjetër Ilia. Për respektin e popullit tonë për Shën Ilian dëshmojnë kishat e shumta ortodokse me emrin e tij, ku për nder të tij janë kryer liturgji festive që nga..
Me rastin e 156 vjetorit të vdekjes së vojvodës Haxhi Dimitër dhe kaçakëve të tij, si dhe 187 vjetorit të lindjes së Vasill Levskit , komuna e qytetit Kazanllëk organizon disa veprimtari. Përulemi para trimërisë së heronjve kombëtarë..