Për herë të dhjetë të radhës Bashkia Carevo do t’i gëzojë turistët e vet me një supë peshku të freskët, midhje dhe gjellë të tjera detare. Më 6 shtator “Festa Tradicionale e Peshkut Carevo” do t’u propozojë miqve të vet të shumtë të provojnë nga gjellët më të shijshme detare të Detit të Zi Bullgar. Festivali është kthyer në një emblemë për qytetin dhe çdo vit mbyll në mënyrë kulmore stinën aktive verore. Edicioni i sivjetshëm parashikon befasi kulinare dhe gara. Krahas me joshjet prej peshku për qiellzën, organizatorët kanë përgatitur muzikë dhe një gjendje të mirë shpirtërore.
Përgjegjës për dëfrimin e njerëzve në festivalin e sivjetshëm të peshkut është njëri nga grupet më të njohura dhe të dashura muzikore P.I.F. të cilët do të këndojnë këngë të njohura në skenën e posaçme të ndërtuar brenda në det! Festivali do të përfundojë me një fishekzjarr shumëngjyrësh. Carevo është një nga vendet më të njohura për pushime verore nëpër bregdetin tonë jugor. Qyteza pushimore i tërheq turistët me plazhet e veta të shkëlqyera prej rëre, me hotelet e bukura dhe me qetësinë e rrugicave me hije. Çdo vit, posaçërisht për pushuesit, bashkia organizon një program kulturor të përmbushur me ngjarje kulturore.
Foto: BGNES, namoreto.bg
Natyra e pastër, rehati shtëpiake, ushqime të shijshme dhe emocione të llojllojshme - Momçillovci është një parajsë për adhuruesit e turizmit rural. Në kulmin e sezonit turistik, si gjatë dimrit, ashtu edhe gjatë verës, bujtinat dhe restorantet në..
Bullgarët po udhëtojnë gjithnjë e më aktivisht dhe po shpenzojnë më shumë para për udhëtime - si në destinacionet e afërta ashtu edhe në ato të largëta. Vitin e kaluar ata bënë rreth 9 milionë udhëtime jashtë vendit,dhe destinacionet më të njohura..
Verën e kaluar Burgasi dhe fshatrat turistikë përreth pritën rreth 600 mijë turistë bullgarë dhe të huaj, që është 21% më shumë se në vitin 2023. Megjithatë kohët e fundit qyteti ynë i Detit të Zi po zhvillohet edhe si një qendër kulturore, duke..