Sipas variantit të parë të masës 60/40 për donacionin e pagave gjatë pandemisë së Covid-19 në periudhën 13 mars – 30 qershor, afro 180 000 veta kanë ruajtur vendet e tyre të punës në mbi 25 000 firma. Në kuadrin e masës në fjalë në periudhën 15 korrik – 27 gush janë pranuar 3776 kërkesa për pagimin e kompensimeve të 119 754 punonjësve. Deri tani janë paguar 164 mln euro. Do të ruhen akoma 300 000 vende pune deri në fund të vitit, gjë për të cilën janë siguruar 250 mln euro.
Pa këtë masa papunësia do të ishte 14% dhe jo 7.9% siç është tani, pohojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, cituar nga BTA.41 për qind e kompanive anëtare të Dhomës Bullgare të Tregtisë presin rënie të ekonomisë në vitin 2025. Përderisa 21 për qind besojnë se nuk do të ketë ndryshim në krahasim me vitin 2024. 65 për qind e të anketuarve presin një përkeqësim të biznesit..
Në periudhën janar - shtator 2024 eksporti i mallrave nga Bullgaria drejt BE-së u ul me 3.6% krahasuar me një vit më parë dhe arriti në 20 895 miliardë euro. Partnerët kryesorë tregtarë janë Gjermania, Rumania, Italia, Greqia dhe Franca, të cilat..
Nuk bëhet fjalë për përfundimin e tranzitit të gazit natyror nga Rusia përmes Bullgarisë. Kështu shkruan agjencia shtetërore ruse TASS, pasi ministri bullgar i energjisë, Vlladimir Malinov, paralajmëroi se “Bulgartransgaz” mund të ndalojë transportimin..
Bujqësia në Bullgari ruan stabilitetin e saj, duke siguruar punësim për 6% të popullsisë dhe duke zënë rreth 4% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB)...