“Kryengritja e Madhe Popullore” e shpallur nga protesta antiqeveritare mbaroi me heqjen e kampit të çadrave dhe të bllokadave të protestuesve në udhëkryqet kryesore në Sofje. Ditën e 57 të pakënaqësisë organizatorët përsëri thirrën në mëngjes një aksion proteste para godinës së Parlamentit në qendër të Sofjes.
Tensioni u rrit ditën e 56 të pakënaqësisë së popullit kur bomba të vogla dhe sende të ndryshme “fluturuan” drejt policisë para Parlamentit, transmetoi BNR. Përsëri ka pasur gaz djegës, megjithë thirrjet e organizatorëve se bëhet fjalë për provokime. Janë arrestuar 126 veta, 60 prej të cilëve me të kaluar kriminale, tha drejtori i policisë së kryeqytetit Georgi Haxhiev. Ndër ta është dhe lideri i partisë “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov. Policia njoftoi për 80 policë të plagosur gjatë 24 orëve të fundit.Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..