“Kryengritja e Madhe Popullore” e shpallur nga protesta antiqeveritare mbaroi me heqjen e kampit të çadrave dhe të bllokadave të protestuesve në udhëkryqet kryesore në Sofje. Ditën e 57 të pakënaqësisë organizatorët përsëri thirrën në mëngjes një aksion proteste para godinës së Parlamentit në qendër të Sofjes.
Tensioni u rrit ditën e 56 të pakënaqësisë së popullit kur bomba të vogla dhe sende të ndryshme “fluturuan” drejt policisë para Parlamentit, transmetoi BNR. Përsëri ka pasur gaz djegës, megjithë thirrjet e organizatorëve se bëhet fjalë për provokime. Janë arrestuar 126 veta, 60 prej të cilëve me të kaluar kriminale, tha drejtori i policisë së kryeqytetit Georgi Haxhiev. Ndër ta është dhe lideri i partisë “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov. Policia njoftoi për 80 policë të plagosur gjatë 24 orëve të fundit.Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy gjuajtësit e parë priten në fund të marsit, 3 të ardhshëm në mes të vitit dhe 3 në fund të shtatorit...
Për herë të parë, Chef's Food Park do të mbahet në Stara Zagora si pjesë e edicionit të tretë të Forumit Kombëtar të Kuzhinës " Chef's Secrets - Evolucioni i Shijes" 2025, transmeton BTA. Gjatë fundjavave, 8 dhe 9 shkurt, qyteti nën pemët e blirit, siç..
Për të 13-tin vit radhazi, prodhuesit e verës nga rajoni i Mellnikut do të prezantojnë më të mirën e prodhimit të tyre në Festivalin e Verës së Mellnikut “Rrushi i Artë”, transmeton BTA. Festivali tradicional i verës do të mbahet në Mellnik më 8 dhe 9..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..