“Kjo qeverisje përfundoi nga pikëpamja morale, është me rëndësi që të përfundojë sa më shpejt edhe nga pikëpamja formale, tha Presidenti Rumen Radev. Gjithçka tjetër është agoni, humbje kohe dhe rrit edhe më shumë tensionin në shoqëri. Nuk është e mundur që një udhëheqje e rrëzuar të shkaktojë debate kushtetuese dhe të caktojë të ardhmen e vendit”, tha Radev gjatë hapjes së vitit shkollor në Akademinë Ushtarake.
"Një kabinet ekspertësh do të jetë mashtrim ndaj pritjeve të bullgarëve. Në rast të tillë regjimi i Bojko Borisovit përsëri do t’i organizojë zgjedhjet dhe do t’i garantojë vetes qeverisje të përjetshme. Derisa të mos i shohë dorëheqjet, të dhëna në mënyrë kategorike, nuk do të marrë pjesë në debate, kam një variant të gatshëm për kushtetutë", deklaroi Presidenti Radev, cituar nga BNR.Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”, deklaroi ai në margjinat e Kuvendit Popullor. “Nëse bullgarët i japin përgjegjësi “DPS – Fillimi i..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e bashkuar" dhe "Ka..
Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..