9 vjeçari Danaill Popzafirov tashmë është i tretë në ranglistën botërore të fëmijëve-shahistë. Ai është i dytë për nga rejtingu ndër moshatarët e vet në Evropë.
Danaill është kampion i shumëfishtë i Bullgarisë për fëmijë dhe mbajtës i një sërë çmimesh ndërkombëtare. Ka filluar të luajë shah që në moshën 4 vjeç e gjysmë, por vetëm pas një viti i ka matur forcat me mjeshtrin e madh të shahut bullgar Veselin Topallov (kampion botëror i shahut në vitet 2005-2006 dhe nënkampion në periudhën 2010-2012).Canko Cankov u bë notari i parë që kapërceu një distancë prej mbi 100 km në lumin Danub. Ai e notoi pa ndalur 108 kilometra e 250 metra në lumin Danub për 18 orë, 12 minuta dhe 32 sekonda. Pjesëmarrja e tij ishte sipas rregullave të Shoqatës Botërore..
Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..