Drama biografike “Helene” e regjisorit finlandez Antii Jokinen mori çmimin e madh të edicionit të 28-të të Festivalit të Filmave “Dashuria është marrrëzi” në qytetin Varnë. Filmi rikrijon historinë e piktores së njohur finlandeze Helena Sofia Schjerfbeck (1682-1946) dhe aventurën e saj me kritikun e arteve Einar Reuter. Për rikrijimin e rolit të piktores, artistja Laura Birn mori çmimin për rolin më të mirë femëror. Me çmimin për rol të më të mirë mashkull u dallua Alex Lowther për rolin e tij në filmin anglez “Djem të moshuar”. Çmimin special i jurisë e mori filmin hungarez “Përrallë të gjatë” me regjisor Attila Szàsz. Me çmimin për krijimtari të tërësishme u dallua artisti bullgar Stefan Mavrodiev.
Në Ambasadën e Bullgarisë në Londër, Prof. Bettany Hughes prezantoi pjesë nga seria e filmave të rinj të BBC – “Thesaret e Bullgarisë”.Hughes është autore e dy episodeve "Thesaret e Bullgarisë" nga seria dokumentare "Thesaret e botës", që..
Fakulteti i Arteve të Bukura në Universitetin e Veliko Tërnovos "Shën Kirill dhe Metodij" feston përvjetorin e gjysmëshekullit me një ekspozitë interesante të bazuar në punët e diplomës të studentëve dhe punimet e profesorëve aktualë të universitetit të..
“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju Jork. Në këtë datë, pikërisht 101 vjet pas lindjes së Callas, një grua bullgare, një yll i vërtetë..