Sofja propozon mundësi të pakufizuara për shëtitje nëpër gjurmët e historisë. Ndër objektet më të vizituara në kryeqytet është rotonda “Shën Gjergji”.Kjo është godina më e vjetër antike e ruajtur relativisht mirë në qytet. Është ndërtuar në fillim të shekullit të IV, gjatë udhëheqjes së perandorit romak Konstantin i Madh gjatë lulëzimit të Serdikës antike (emri i vjetër i Sofjes).
Kisha-rotondë “Shën Gjergji” ndodhet në zemrën e kryeqytetit dhe më saktë në oborrin e brendshëm të Presidencës, vetëm disa metra larg mbeturinave të kështjellës antike të Serdikës.
Ajo përbën ndërtesë cilindrike me kupolë, që ngrihet 14 metra dhe është e gjerë rreth 9,50 metra.Dhoma e saj e altarit është katrore, ka katër kamare të vendosura simetrikisht, dhe hyrja kryesore e saj ndodhet në murin perëndimor.
Pas njohjes së krishterimit si fe e lejuar në Perandorinë Romake Rotonda është shndërruar nëbaptisterium(një godinë për pagëzime). Gjatë udhëheqjes së Justinianit të Madh (527-565) Rotonda është kthyer në kishë.
Që nga atëherë datojnë edhe afresket e saj. Tempulli ka mbijetuar edhe gjatë zgjedhës osmane, kur është shndërruar në xhami.
Mund të mësoni më shumë për kthesat e fatit të një prej monumenteve kulturore emblema të kryeqytetit të Sofjes në artikullin nga koleksioni i Radio Bullgarisë Rotonda “Shën Gjergji” – histori dhe mistere
Instituti për Kërkime dhe Teknologji Hapësinore pranë Akademisë Bullgare të Shkencave shënon solemnisht 55 vjetorin e themelimit së bashku me 45 vjetorin e fluturimit të kozmonautit të parë bullgar Georgi Ivanov. Në veprimtarinë, e cila është nën..
Më 19 tetor, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e oshënarit të përulur nga mali Rilla dhe mbrojtësit qiellor të popullit bullgar dhe mjekëve bullgarë. I quajtur "engjëll tokësor" dhe "banor qiellor" që gjatë jetës së tij, Shën Ivan (Gjoni) i..
Më 17 dhe 18 tetor 2024 në Universitetin e Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” do të mbahet konferenca shkencore ndërkombëtare “Paralelet ballkanike” kushtuar përvjetorit të 30-të të themelimit të degës së Ballkanistikës. Ballkanistika është..